Parlamenti bullgar ka votuar pro heqjes së VETO-s për Maqedoninë e Veriut.
Me 170 vota pro, 37 kundër dhe 21 abstenim, ligjvënësit bullgarë votuan që të heqin VETO-n sipas kushteve të propozimit të presidencës franceze, me disa propozim-ndryshime të caktuara të propozim teksteve të procesit negociues.
Votimi për përfundimin e vetos së Bullgarisë kundër fqinjit të saj erdhi dy ditë pasi ligjvënësit bullgarë rrëzuan qeverinë e kryeministrit Kiril Petkov në një votë mosbesimi.
Kuvendi e autorizoi Petkov që ta heqë veton në mënyrë që Maqedonisë së Veriut t’i hapet rruga për çeljen e negociatave për t’u anëtarësuar në BE.
Me këtë vendim edhe ministrja për Punë të Jashtme në largim Teodora Gençovska ka marrë dritë jeshile që në emër të MPJ-së ta nënshkruaj Protokollin bilateral, të cilin së shpejti të dyja vendet duhet ta nënshkruajnë.
0 Comments