Header Ads Widget

Murati: Qëndrimi i Qeverisë, në përputhje me veteranët e vërtetë

 “Ministria e financave është gjithmonë në thumb të kritikave, edhe në kohë të mira”, kështu ka thënë Ministri i Financave, Hekuran Murati për diskutimet e fundit mbi projektligjin për pagën minimale, ligj ky në të cilin nuk janë përfshirë veteranët e luftës.

Ai ka thënë se nuk është e lehtë të jesh në krye të Ministrisë së Financave, ku duhet të prioritetizohen të gjitha çështjet.

I ftuar në “Debat Plus”, Murati ka thënë se Qeveria është munduar që me të hyrat dhe taksat që mbledh, ti rishpërndajë në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Ligji për pagën minimale përveç mundësisë për rritje për pagë minimale, i bie për të gjithë të punësuarit të hiqet pjesa e tatimit për 250 eurot e para, ne kemi pasur vendimin e Qeverisë për subvencionim fillimisht në import, mos të rriten tarifat e energjisë elektrike në mënyrë të përballueshme”, ka thënë Murati.

Murati ndër të tjera ka thënë se lufta në Ukrainë ka ndikuar në krizë të ushqimeve, sidomos për produktet bazë, e për këtë ka pasur ndërhyrje të Qeverisë sipas tij, që të ketë një rimëkëmbje.

“Si Qeveri, kemi ndërhyrë për të subvencionuar për plehun artificial të bujqve, dhe akcizën e naftës për bujqit, së paku rendimenti të sigurohej, të ketë inputet e nevojshme”, ka shtuar Murati.

Sipas tiij, pakoja e fundit me vlerë 100 milionë euro, ka qenë për t’iu dalë në ndihmë kategorive që kanë nevojë, me shuma solide,.

“Shumë familje kanë fituar 200-300 euro, sepse kanë pasur pensionistë e studentë në familje”, ka theksuar ai.


Post a Comment

0 Comments

Technology