NJOFTIM
Ministria e Drejtësisë ka publikuar rezultatet e Provimit të Jurisprudencës me shkrim, i mbajtur me datë 28 dhe 29 maj 2022.
Listën me numrat identifikues sipas Nr. të Protokollit të kandidatëve e gjeni në linkun e mëposhtëm të ueb faqes së Ministrisë së Drejtësisë: https://md.rks-gov.net/desk/inc/media/555CA96E-6702-4A0C-9E70-486A9EC19182.pdf
Njoftim për mbajtjen e Provimit të Jurisprudencës me gojë
Kandidatët nga nr. rendor 1 deri 50, provimit me gojë do ti nënshtrohen me datë 19/06/2022 (e diele) duke filluar nga ora 08:00.
Kandidatët nga nr. rendor 51 deri 80, provimit me gojë do ti nënshtrohen me datë 20/06/2022 (e hene) duke filluar nga ora 14:00.
Kandidatët nga nr. rendor 81 deri 105, provimit me gojë do ti nënshtrohen me datë 21/06/2022 (e marte) duke filluar nga ora 14:00.
Kandidatët që kanë mbetur në Riprovim të Provimit të Jurisprudencës me datën 15.02.2022, Riprovimi i Provimit të Jurisprudencës do të mbahet me datën 18.06.2022, ora 09:00, ndërtesa e Ministrisë së Drejtësisë, kati përdhesë.
Provimi me gojë do të mbahet në amfiteatrin e madh në ndërtesën e (ish Rilindjes) kati përdhese.
Njoftim: Kandidatët që nuk kanë kaluar provimin me shkrim në afatin e majit 2022, rezultatin dhe testin mund ta shohin me datën 17/06/2022, nga ora 09:00 deri në 12:00, në katin përdhesë, në amfiteatrin e ndërtesës së ish Rilindjes.
Këshillë juridike: Kandidatët të cilët konsiderojnë se suksesi i përgjithshëm ose suksesi nga njëra lëndë nuk është i vlerësuar në mënyrë të drejtë, mund të paraqesin ankesë brenda 3 ditëve, nga dita kur shpallet rezultati përfundimtar i provimit me shkrim dhe gojë.
0 Comments