Header Ads Widget

Konkurs për këshilltar juridik ( Gjykata Kushtetutese)

 Në  mbështetje   të  nenit  13  (Këshilltarët   J uridik)  të  Ligjit  nr.  03/L-121   për  Gjykatën Kushtetuese   të  Republikës  së  Kosovës;  në  mbështetje   të  rregullit  21  (Njësia  Ligjore  e  Gjykatës  Kushtetuese)  të  Rregullores  së  punës  së  Gjykatës  Kushtetuese  të  Republikës  së Kosovës  nr.  01/2018;  si  dhe  në  mbështetje  të  neneve  2,  6,  7  dhe  12  të  Rregullores  Nr. 03/2019 të Njësisë Ligjore, Sekretaria shpall:

 

 

K ONK UR S

Për plotësimin e vendit  punës

Pozita:                                                     Këshilltar i Lartë Kushtetues Juridikë

K odi:                                                       GJ -NJ L 02-09

Numri i vendeve  punës:            1 (një)

K ohëzgjatja e kontratës:               Pa afat

Puna Provuese:                                  1 (një) vit

 

Përshkrimi i përgjithshëm i pozitës

Nën  mbikëqyrje  të  Këshilltarit   të  Parë  Kushtetues   J uridik  dhe  të  gjyqtarëve   përkatës, mbështet  punën  profesionale  të  gjyqtarëve  duke  bërë  hulumtime  dhe  analiza  ligjore  dhe duke ndihmuar në hartimin e raporteve paraprake, vendimeve si dhe materialit tjetër ligjor në mbështetje të punës së gjyqtarëve të Gjykatës dhe detyra të tjera relevante të caktuara.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  1. a) ndihmon në përgatitjen e raporteve paraprake, vendimeve dhe materialeve të tjeraN ligjore që ndërlidhen me juridiksionin e Gjykatës;
  2. b) bën analiza kushtetuese dhe ligjore;
  3. c) merr pjesë në seanca shqyrtuese dhe mban shënime për rastet;
  4. d) përgatitë opinione kushtetuese-ligjore sipas kërkesave të Kryetarit apo gjyqtarëve të Gjykatës;
  5. e) monitoron dhe udhëzon Këshilltarët Kushtetues J uridikë lidhur me detyrat që u janë caktuar atyre në rastet;
  6. f) kontribuon në funksionimin efikas dhe efektiv të Njësisë Ligjore si dhe kryen detyra tjera që kërkohen nga Këshilltari i Parë Kushtetues Juridik;
  7. g) përgjegjës për të siguruar kualitetin e vendimeve të Gjykatës në rastet në të cilat janë caktuar; dhe
  8. h) përgjegjës për të mbështetë hulumtimin, analizën dhe hartimin e mendimeve mospajtuese dhe konkurruese sipas këshillës së gjyqtarit.

 

Kualifikimet minimale dhe përvoja e përgjithshme

  • Përgatitja e avancuar universitare në shkencat juridike, me ekspertizë në të drejtën publike, të drejtën kushtetuese, të drejtësisë kushtetuese dhe të të drejtave të njeriut;
  • Pesë (5) vite përvojë profesionale juridike;
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze.

 

Po ashtu, kandidati duhet të demonstrojë qasje pragmatike në gjetjen e zgjidhjeve adekuate me burime të kufizuara, të ketë aftësi të zhvilluara komunikimi (në mënyrë verbale dhe me shkrim), të ketë aftësi për të identifikuar prioritetet, të ketë aftësi për të bashkëvepruar me maturi  dhe ndjeshmëri  me kolegë dhe palë;   të ketë aftësi  për të punuar në mënyrë efikase nën presion kohor; të ketë aftësi për të trajtuar informatat e besueshme në mënyrë të duhur; të ketë aftësi të shkëlqyeshme në përdorimin e kompjuterit, dhe hulumtimit në internet.

 

Pozita:                                                   Këshilltar Kushtetues Juridikë

K odi:                                                     GJ -NJ L 02-09

Numri i vendeve  punës:            2 (dy)

K ohëzgjatja e kontratës:              Pa afat

Puna Provuese:                                 1 (një) vit

 

Përshkrimi i përgjithshëm i pozitës

Nën  mbikëqyrje  të  Këshilltarit   të  Parë  Kushtetues   J uridik  dhe  të  gjyqtarëve   përkatës, mbështet  punën  profesionale  të  gjyqtarëve  duke  bërë  hulumtime  dhe  analiza  ligjore  dhe duke ndihmuar në hartimin e raporteve paraprake, vendimeve si dhe materialit tjetër ligjor në mbështetje të punës së gjyqtarëve të Gjykatës dhe detyra të tjera relevante të caktuara.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  1. a) Mbështetë punën e Këshilltarëve të Lartë Kushtetues J uridikë;
  2. b) Hulumton dhe studion literaturë përkatëse kushtetuese –ligjore të nivelit vendor dhe ndërkombëtar;
  3. c) Hulumton dhe kërkon informacion të nevojshëm, inter alia, të vendimeve të gjykatave të tjera kushtetuese dhe të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut;
  4. d) Përgatitë analiza krahasuese në bashkërendim me Këshilltarët e Lartë Kushtetues Juridikë;
  5. e) Kontribuon në funksionimin efektiv dhe efikas të Njësisë Ligjore si dhe kryen punë tjera që kërkohen nga Këshilltari i Parë Kushtetues Juridik.

 

Kualifikimet minimale dhe përvoja e përgjithshme

  • Përgatitja universitare   në  shkencat   juridike,  preferohet  ekspertizë  në  të  drejtën publike, të drejtën kushtetuese, të drejtësisë kushtetuese dhe të të drejtave të njeriut;
  • tri (3) vite përvojë profesionale juridike;
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze.

Po ashtu, kandidati duhet të demonstrojë qasje pragmatike në gjetjen e zgjidhjeve adekuate me burime të kufizuara, të ketë aftësi të zhvilluara komunikimi (në mënyrë verbale dhe me shkrim), të ketë aftësi për të identifikuar prioritetet, të ketë aftësi për të bashkëvepruar me maturi  dhe ndjeshmëri  me kolegë dhe palë;   të ketë aftësi  për të punuar në mënyrë efikase nën presion kohor; të ketë aftësi për të trajtuar informatat e besueshme në mënyrë të duhur; të ketë aftësi të shkëlqyeshme në përdorimin e kompjuterit, dhe hulumtimit në internet.

 

Informata  përgjithshme për kandidatët

Përcaktimi i pagës për pozitën e shpallur, bëhet në përputhje me Rregulloren e punës dhe me vendim të Gjykatës Kushtetuese.

 

Gjykata  Kushtetuese ofron   mundësi  të barabarta   punësimi  dhe mirëpret   aplikacionet  nga pjesëtarët  e  komuniteteve  jo  shumicë  dhe  nga  kandidatët  femra.  Politika  e  përfaqësimit gjinor dhe e të gjitha komuniteteve të Kosovës do të zbatohet gjatë procedurës së rekrutimit në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

 

Procedura e konkurrimit

Kandidatët  e  interesuar  duhet  të  paraqesin  aplikacionin  përkatës,  të  shoqëruar  nga  një biografi  profesionale,  një  letër  motivuese  dhe  dokumentacionin   përkatës  për  përgatitjen shkollore dhe për përvojën e kërkuar të punës.

 

Forma e aplikacionit mund të merret në kopje fizike në recepcionin e Gjykatës Kushtetuese dhe mund të shkarkohet nga ueb-faqja e Gjykatës Kushtetuese: www.gjk-ks.org.

 

Aplikacioni,  me  të  gjitha  dokumentet,  mund  të  dërgohet  nëpërmjet  e-mailit  në  adresën: gjk .burimetnjerezore@gjk-ks.org,   nëpërmjet   shërbimit   postar,  apo  të  dorëzohet  në Departamentin e Administratës dhe Burimeve Njerëzore të Gjykatës Kushtetuese (DABNJ ) në kopje fizike.

 

Konkursi  mbetet  i  hapur  15  (pesëmbëdhjetë)  ditë  nga  dita  e  publikimit  në  ueb-faqen  e Gjykatës   si   dhe   shpalljes   publike   duke  filluar   nga  data  20/06/2022   deri  më  datën 04/07/2022, që konsiderohet ditë e fundit e mbylljes së konkursit.

 

Data e fundit për pranimin e aplikacioneve është 04/07/2022, deri  ora 16.00.

Shënim:

Aplikacionet  e dorëzuara pas afatit    të paraparë nuk   pranohen  dhe aplikacionet   e mangëta refuzohen.


Post a Comment

0 Comments

Technology