Header Ads Widget

FALCONE DHE BORSELLINO

 FALCONE DHE BORSELLINO

Ata u vranë, por askush nuk e ka harruar misionin special të tyre!
***
Rinia Italiane me një ide brilante me një kalendar kushtuar figurave më të mëdha të shekullit të 20-të përmes fotove të tyre.
Në fund të fundit, duhen pak gjëra për të mësuar historinë: një mësues ndërton frymëzon të ardhmen e tyre përmes figurave historike se si të luftojë krimin e organizuar dhe te keqen që iu kanoset shoqërisë në përgjithësi !
Në vitin 1992 humbën jetën dy gjyqtarë historikë që luftuan kundër mafies: Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino.
Ata vdiqën, në dy atentate mafioze: masakra e Capaci dhe masakra e Via d'Amelio , përkatësisht më 23 maj dhe 19 korrik 1992.
Sqarim:Arrestimi i Tommaso Buscetta-s i jep një kthesë epokale luftës kundër mafies, sepse ai vendos të bëhet bashkëpunëtor i Drejtësisë dhe përshkruan me detaje strukturën e mafies.
Marrja në pyetje e tij fillon në Romë në korrik 1984 dhe ndihmon në hetimin e Cosa Nostra-s dhe shkatërrimit të saj.
Mirëpo, në vitin 1992 humbin jetën dy gjyqtarë historikë që luftuan kundër mafies: Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino.
Ata vdiqën, në dy atentate mafioze: masakra e Capaci dhe masakra e Via d'Amelio , përkatësisht më 23 maj dhe 19 korrik 1992.
Mesazhi “Të dashur fëmijë, rëndësia e pjesëmarrjes suaj në këtë projekt është dhënia e stafetës së tyre tek ju.
Jini krenarë për shembullin e tyre dhe mbani mend gjithmonë ato.”
Ata sfiduan përbindëshat [mafian] .
E bënë të vetëm, me armët e inteligjencës së tyre, pa superfuqi.
Në fund nuk ia dolën, u vranë por nuk u përkulen, nuk u dorëzuan vdiqën për një të ardhmen më të bukur për vendin e tyre, nuk u pajtuan me të keqen, dhe as nuk qëndruan duarkryq, u përpoqën sakrifikuan derisa i zuri vdekja.
Nuk u pëlqente të ndiheshin si heronj. Edhe ata, si ne, kishin frikë nga "djemtë e këqij", nga ata që nuk respektojnë asnjë rregull, por
FALCONE DHE BORSELLINO nuk u dorëzuan kurrë!
Ata ishin shërbëtor të mëdhenj të Shtetit të tyre që sakrifikuan ekzistencën e tyre në emër të vendit që i lindi.
Është një detyrë që brezat e rinj të ken guxim, moral dhe përpjekje për të përmirësuar. vendin që i ka lindur!
Bujamin Salija, Historian
Mund të jetë një imazh i 4 persona

Post a Comment

0 Comments

Technology