Header Ads Widget

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), ka aprovuar kërkesën për licencimin e “Elektroseverit”

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), ka aprovuar kërkesën për licencimin e “Elektroseverit”, raporton Ekonomia Online.

Pas aprovimit të kësaj licence, katër komunat në veri, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku do të furnizohen me energji elektrike dhe do të faturohen me çmime të parregulluara nga “Elektroserveri”.

Ymer Zejnullahu, drejtor i bordit të ZRrE-së, tha se tarifat e furnizuesit do të jenë obligative dhe do të implentohen në të gjithë territorin.

“Nënstacioni në Vallaq në veri është i vetmi nënstacion që na janë pamundësua investimet. Katër komunat në veri,  Mitrovica e Veriut, Zvecani, Zubin Potoku, Leposaviqi – territori që mbulon kjo licencë është për këto katër komuna. Kjo licencë ka të bëjë me furnizimin e konsumatorëve për katër komuna me çmime që ofrohen nga ky furnizues”.

“Tarifat e furnizuesit do të jenë obligative dhe do të implementohen në të gjithë territorin. Konsumatorët e këtyre komunave kanë të drejtë të furnizohen me energji elektrike me çmime të parregulluara. Votohet për licencimin e Elektroserverit, ku me pesë vota aprovohet licenca e Elektroserverit”, u shpreh Zejnullahu.

No description available.

Post a Comment

0 Comments

Technology