Ministria e Drejtësisë liron nga detyra znj. Pranvera Ejupi-Hajzeraj
Ministria e Drejtësisë ka publikuar në webfaqen e saj se ka liruar nga detyra znj. Pranvera Ejupi-Hajzeraj e cila deri më tani e ka kryer detyrën e Udhëheqëses së Divizionit për koordinim dhe mbështetje financiare për personat potencialisht të akuzuar nga Gjykata Speciale.
Vendimi i publikuar thotë se zyrtarja në fjalë është liruar nga detyra pasi që nuk i është përmbajtur detyrave të saj, dhe disa herë në mënyrë të përsëritur ka tejkaluar kompetencat e saj.
Vlen të theksohet se zonja Ejupi-Hajzeraj ka qenë edhe kandidate për deputete nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës/ Juristi.blog
0 Comments