Prokuroria e Prizrenit sot ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit A.K., i cili dyshohet se ka vënë në qarkullim kartëmonedhat të falsifikuara në vlerë prej 100 euro.
I dyshuari po akuzohet se ka kryer veprën penale falsifikim i parasë.
Rasti sipas Prokurorisë ka ndodhur vitin kaluar ku i pandehuri në dy lokale të ndryshme ka blerë pako të cigareve me kartëmonedhat e falsifikuara.
“Me datë 23 shtator 2021, A.K., në një lokal, pronar i të cilit është H.M., i pandehuri merr një pako të cigareve ‘’Marlboro’’ , bën pagesën me kartëmonedhën prej 100 € dhe largohet nga vendi i ngjarjes duke e marrë kusurin me vete”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, tutje theksohet se veprime të njëjta A.K.,i ka kryer edhe me datë 18 shtator 2021, në marketin – pronar i të cilit është N.M., ku ka marrë dy pako cigare dhe pastaj largohet nga vendi me kusurin me vete.
Në të dyja rastet, Prokuroria ka bërë të ditur se është vërtetuar se kartëmonedhat janë falsifikim i plotë.
Prokuroria i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri i lartcekur për veprën penale, me të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.
0 Comments