Header Ads Widget

PËRUROHET GJYKATORJA NË FAKULTETIN JURIDIK TË UPZ " UKSHIN HOTI"

 PËRUROHET GJYKATORJA NË FAKULTETIN JURIDIK TË UPZ " UKSHIN HOTI"



Në Fakultetin Juridik të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren,  të hënën është bërë përurimi i sallës së gjykatores, e cila do të ndihmojë studentët e kësaj njësie akademike për të kryer praktikën brenda hapësirave të fakultetit. Nga sot, studentët e Fakultetit Juridik të UPZ " Ukshin Hoti", do të simulojnë raste gjyqësore në gjykatoren e hapur në këtë institucion arsimor, pasi deri më tani një gjë të tillë detyroheshin ta bënin në Gjykatën Themelore të Prizrenit. U. d së rektorit të Universitetit, Samedin Krrabaj, e vlerësoi shumë të rëndësishme për studentët e kësaj njësie akademike krijimin e hapësirave për simulimin e rasteve, që janë të rëndësishme për konkretizimin e njohurive të tyre në lëminë e juridikut. Kadri Kryeziu, u.d. i dekanit të Fakultetit Juridik, i cili e ka iniciuar krijimin e gjykatores, theksoi se, këtë e kanë bërë për studentët pasi që është detyrë e tyre që të krijojnë kushte sa më të mira për studentët. Ai shtoi se krijimi i gjykatores është një arritje e këtij Fakulteti dhe Universitetit drejt arritjes së standardeve më të larta evropiane të cilësisë. Hapjen e kësaj gjykatore e ka vlerësuar tejet të rëndësishme për studentët, edhe kryetari i PS, Fatlind Tredhaku. E të lumtur që iu është mundësuar puna praktike në Universitetin e tyre, u shprehen edhe studentët, Mirlinda Zymberi dhe Albin Kastrati. Më hapjen e kësaj gjykatore,  studentët e juridikut do të simulojnë raste gjyqësore aty, të cilat kohë më parë i realizonin në salla të improvizuara  ose në Gjykatën Themelore në Prizren.

Post a Comment

0 Comments

Technology