Header Ads Widget

Gjykata Supreme: Konkurs për praktikant

 

 


REPUBLIKA E KOSOVËS

REPUBLIKA KOSOVA – REPUBLIC OF KOSOVO

GJYKATA SUPREME E KOSOVËS

VRHOVNI SUD KOSOVA – SUPREME COURT OF KOSOVO

Në baze te Rregullores nr.08/2017 , për praktikantë vullnetarë(pa pagesë) për kohë të caktuar, në kohëzgjatje prej një viti:

 

Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës shpall :

 

K O N K U R S Nr. 01/2022

 

 

I- Titulli i vendit të punës: Praktikant/ë vullnetar/e 10(dhjetë) pozita

Nëpunësi mbikëqyrës: Administratori i Gjykatës

Kohëzgjatja e emërimit: me afat të caktuar, në kohëzgjatje prej një viti(pa pagesë)

Vendi: Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme në Prishtinë

 

Përshkrimi i detyrave të punës:

 

Detyra e praktikantit: Ndihmon zyrën e administratës në organizimin dhe ruajtjen e lëndëve, si dhe menaxhimin e tyre në përgjithësi.

 

Detyrat kryesore: Vepron në mbikëqyrjen e drejtpërsëdrejti të kryetarit të Gjykatës dhe nën mbikëqyrjen e përgjithshme të administratorit të Gjykatës;

Ndihmon punën në zyrën e administratës lidhur me organizimin dhe ruajtjen e lëndëve, si dhe në menaxhimin e tyre në përgjithësi ;

Ndihmon gjyqtarët në punë që kanë të bëjnë me futjen e lëndëve në dosje;

Ndihmon në punën e zyrave të ndryshme në Gjykatë, duke përfshirë regjistrimin, gjykimet etj; Kryen edhe punë tjera sipas nevojës:

 

Kualifikimet:

·         Diploma e Fakultetit Juridik programi i studimeve (4) vjeçar apo 240 kredi ECTS ose Mastër,

·         Njohuri të procedurave gjyqësore;

·         Aftësi për kryerjen e hulumtimeve gjyqësore (juridike);

·         Njohuri të mjaftueshme ligjore;

·         Aftësi të shkëlqyeshme në përpilimin me shkrim të drafteve juridike, duke përfshirë aftësinë në përpilimin e dokumenteve ligjore, si dhe shkathtësi komunikimi në të folur.


VEREJTJE:

 

    Procedura e konkursit është e hapur për kandidatët të jashtëm dhe nëpunësit civil ekzistues.

    Procedura e rekrutimit zhvillohet sipas procedurave të parapara me Ligjin mbi shërbimin civil Nr.03/L-149 dhe Rregullore, Nr.02/2010 për procedurat e rekrutimit të shërbimit civil dhe Rregullores për Procedurën e Rekrutimit të Praktikantëve

 

    Konkursi është publikuar më dt. 12.02.2022 dhe mbyllet me dt.26.02.2022

 

Aplikacionet mund t’i merni dhe t’i dorëzoni në Gjykatën Supreme të Kosovës-Pallati i Drejtësisë , objekti E- Lagjja “Prishtina e Re”, Rr.:” Nekibe Kelmendi” pn.

Dorëzimi i aplikacioneve mund te bëhet edhe përmes postes.

Për informata të hollësishme mund të kontaktoni në tel: 038/200-18-780: 038/20017427, prej orës 08:00 - 16:00.

 

Shkarko Aplikacionin

 

Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

    Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11,pragrafin 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Aplikacioni pas skadimit të afatit të konkursit nuk pranohen. Për shkak të numrit të madhe të kërkesave të pranuara vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë banorët e Kosovës prej moshës 18-64 vjeçare. Aplikacionet duhet të plotësohen qartë dhe lexueshëm. Në aplikacion duhet të shënohen të gjitha të dhënat e kërkuara. Duhet të përcaktohet saktësisht vendi dhe pozita për të cilën konkurron. Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten dokumentet e nevojshme për konkurrim, siç janë: kopja e diplomës për shkollën e kryer, specializimet e ndryshme profesionale, certifikata të tjera,  dy rekomandime etj.

Nëse aplikacionit nuk ia bashkëngjitni dokumentet e duhura dhe nuk e plotësoni atë me shënime të sakta, ju vetë do ta humbni rastin për t’u futur në listën e ngushtë.

    Fotokopjet e dokumenteve të bashkangjitura në aplikacion kandidatët nuk kanë të drejtë ti tërheqin prapa.

Post a Comment

0 Comments

Technology