Header Ads Widget

“Ajo çfarë nuk të vret, ajo të bën më të fuqishëm”

“Ajo çfarë nuk të vret, ajo të bën më të fuqishëm”

Nietzsche, konsiderohet filozofi më i njohur gjerman, veprat e tij kryesisht u bazuan mbi moralin e të vërtetën.

Njihet më së shumti për filozofinë nihiliste, pasi që edhe vet cilësohet si nihilist.

Nietzsche, përdori konceptin e “mbinjeriut’, për të arsyetuar ekzistencën e qenies njerëzore, dhe për të krijuar identitetin përmes vetë-realizimit.

Filozofia e tij parashikon kuptimin e vlerave dhe rëndësinë e tyre për ekzistencën njerëzore.

Ai është i famshëm për kritikat pa kompromis të moralit dhe fesë. Shumë nga këto kritika mbështeten në diagnoza psikologjike, ku ai shpesh përfshihet edhe me Frojdin e Marksin.

Sipas tij, vlerat morale, mund të dërgojnë te vetëmohimi i jetës, dhe se njeriu duhet të përjetojë edhe dhimbjen pasi është ajo që e bënë atë më të fuqishëm.

Më poshtë gjeni disa nga shprehjet më të njohura të Friederich Nietzsche.

“Është çnjerëzore të bekosh atje ku dikush mallkon.”

“Në lavdërim ka më shumë shkelje se në qortim.”

“Krishtërimi i dha helm për të pirë Erosit; ky nuk vdiq, por u kthye në ves.”

“(Për çdo parti) Një bari ka gjithmonë nevojë për një dele. Në të kundërt, do t’i duhet atij të bëhet vetë delja.”

“Të flasësh shumë për vetveten mund të jetë edhe një mënyrë për t’u fshehur.

“Ku është pema e dijes, aty është gjithmonë parajsa.”

“Ajo që bëhet nga dashuria ndodh gjithmonë përtej së mirës dhe së keqes.”

“Ndjenja e tragjedisë shtohet dhe pakësohet me sensualizmin.”

“Marrëzia është diçka e rrallë te njerëzit e veçantë, ndërsa tek grupet, partitë, popujt dhe epokat ajo është rregull.”

“Femra e mirë dhe femra e përdalë do dru.”

“Pjesa e poshtme e trupit bën që qenia njerëzore të mos merret aq lehtë për Perëndi.”

“Fjalia më me cipë që kam dëgjuar: Te dashuria e vërtetë është shpirti që përqafon trupin.”

“Edhe bashkëjetesa pa kurorë u shthur… nga martesa.”

“Në sajë të muzikës, pasionet kënaqen me vetveten.”

“Nuk ka dukuri morale, por vetëm një shpjegim moral të dukurive.”

“I vura veshin jehonës dhe dëgjova lavdërime.”

“Në kushte paqeje, njeriu i luftës vërsulet kundër vetvetes.”


Post a Comment

0 Comments

Technology