Header Ads Widget

NJOFTIM PËR KOHËN E MBAJTJES SË PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS ME SHKRIM DHË TË PAGESËS SE PROVIMIT

NJOFTIM
PËR KOHËN E MBAJTJES SË PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS ME SHKRIM DHË TË PAGESËS SE PROVIMIT
Njoftohen të gjithë kandidatët të cilët kanë aplikuar për dhënien e Provimit të Jurisprudencës në afatin e dhjetorit 2021, se provimi me shkrim do të mbahet me datat si në vijim:
Lënda: E Drejta Penale, do të mbahet më 22 janar 2022 (e shtune) me fillim në ora 09:00. Provimi do të zgjas 5 (pesë) orë.
Lënda: E Drejta Civile, do të mbahet më 23 janar 2022 (e diel) me fillim në ora 09:00. Provimi do të zgjas 5 (pesë) orë.
Nga data 18 deri 19 janar 2022 është i hapur afati për ta bërë pagesën për kandidatët që do të hynë në Provim dhe Ri-provim. Fletëpagesa merret në Ministrinë e Drejtësisë, ish objekti Rilindja, tek recepcioni i Ministrisë së Drejtësisë. Do të konsiderohet se është bërë pagesa vetëm atëherë kur kandidati sjellë fletëpagesën e vërtetuar nga Banka. Në emër të kandidatit fletëpagesën mund ta merr, paguan dhe ta sjellë të vërtetuar nga Banka edhe dikush tjetër.
Kandidatit i lejohet që në sallën ku do të mbahet Provimi i Jurisprudencës me shkrim, me vete të ketë vetëm Legjislacionin përkatës në fuqi dhe lapsin kimik me ngjyrë të kaltër.
Vendi i mbajtjes së PROVIMIT TE JURISPRUDENCËS ME SHKRIM: Akademia e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.
Informatat më të hollësishme mund t’i gjeni ueb faqen e Ministrisë së Drejtësisë përmes linkut: http://www.md-ks.org.
Po ashtu, në ueb faqe të Ministrisë së Drejtësisë është publikuar Lista me emrat e kandidatëve të cilëve i është aprovuar kërkesa për t'iu nënshtruar Provimit të Jurisprudencës në afatin e janarit 2022.
Listën e gjeni të publikuar përmes linkut:

Post a Comment

0 Comments

Technology