Vendosja e organizuar në familje
Vendosja e fëmijës në familje tjetër është formë e organizuar shoqërore e përkujdesjes ndaj fëmijëve pa përkujdesje prindërore ose të lënë pas dore në edukimin, si dhe fëmijët me zhvillim të penguar. Organi i kujdestarisë duhet në mënyrë të gjithanshme të vërtetojë arsyet për shkak të të cilave ekziston nevoja që fëmija të jetë në përkujdesje në këtë mënyrë. Ai duhet të vërtetojë se a është fëmija pa prindër apo pa përkujdesje prindërore, e veçanërisht nëse fëmija i ka prindërit apo njërin prind, zhvillimi i tij a është i penguar me situatën në të cilën gjendet familja e tij. Fëmijëve pa prindër apo pa kujdesin prindëror u garantohet vendosja në familje deri sa të mos aftësohen për jetë dhe punë të pavarur. LFK-ja në parag. 3 të nenit 204, normon se vendosja është e përcaktuar me pëlqim paraprak të prindërve biologjik të fëmijës dhe si rregull vendosja do të zgjasë për aq sa do të vazhdonin rrethanat të cilat e kanë shkaktuar atë.
Gjithsesi organi i kujdestarisë pas vendosjes së fëmijës në familjen tjetër, i ndërmerr menjëherë të gjitha masat e domosdoshme që të adresojë dhe në të ardhmen të mënjanojë të gjitha rrethanat të cilat e kanë bërë të domosdoshme vendosjen në familje tjetër. Po ashtu organi i kujdestarisë ka për obligim të përcjellë zhvillimin e të miturit dhe të verifikon se ruajtja, kujdesi, edukimi dhe arsimimi a janë duke u realizuar në harmoni me dispozitat e këtij ligji dhe kontratës mbi vendosjen.
0 Comments