Të drejtat dhe detyrimet e familjes, e cila bën pranimin e vendosjes së fëmijës në familje
Vendosja në familje bëhet në familjen e cila mund t’i përmbushë me sukses detyrimet prindërore, posaçërisht në pikëpamje të kujdesit, të edukimit dhe të aftësimit të drejtë të fëmijës për jetë të pavarur. Paragrafi 2 i nenit 205 të LFK-së kërkon që vendosja e fëmijës në familje do të bëhet vetëm në familjen në të cilën prindi ose prindërit të cilit i besohet fëmija i plotëson të gjitha kushtet e parashikuara me Ligjin për Familjen, për fëmijë dhe përgjegjësinë prindërore. Para së gjithash familja pranuese ka për detyrë që fëmijën ta ruajë, ta mbajë, të kujdeset për mirërritjen, edukimin dhe arsimimin e tij. E njëjta ka për detyrë që t’i informojë prindërit biologjik dhe organin e kujdestarisë për të gjitha çështjet e rëndësishme lidhur me realizimin e detyrimeve të cekura më lartë. Familja pranuese në të cilën është vendosur fëmija, ka të drejtë në shpërblim. Gjithashtu kjo familje ka për detyrë që t’i bëjë të mundur vizitat e prindërve të fëmijës, përveç kur Organi i Kujdestarisë cakton ndryshe për interes të fëmijës.
0 Comments