Shuarja e birësimit
Me nenin 195 të LFK-së, është e paraparë se birësimi mund të shuhet vetëm në bazë të rregullave të parapara me këtë ligj, përkatësisht me dispozitat nga neni 196-200 të këtij ligji. Nga kjo del se kemi disa lloje të shuarjeve të birësimit, siç janë: a) shuarja me anulim; b) shurja e birësimit për shkak të keqësimit të mirëqenies së fëmijës; dhe c) shuarja e birësimit ex officio nga gjykata.
Shuarja me anulim (neni 196 i LFK-së). – Gjykata mund të anulojë marrëdhënien e birësimit në bazë të kërkesës, nëse kjo marrëdhënie ka qenë e themeluar pa kërkesë të birësuesit, pa pëlqimin e fëmijës ose të prindit. Padia për anulim mund të paraqitet brenda afatit prej 6 muajsh nga dita që është marrë në dijeni shkaku i anulimit, e më së voni brenda një viti nga dita e themelimit të birësimit.
Shuarja e birësimit për shkak të keqësimit të mirëqenies së fëmijës. – Përjashtimisht birësimi mund të shuhet edhe kur keqësohet mirëqenia e fëmijës, por vetëm nëse këtë e kërkojnë interesat themelore të fëmijës, ngase në të kundërtën nuk do të lejohet shuarja e marrëdhënies së birësimit. (neni 197 i LFK).
Shuarja e birësimit ex officio nga gjykata. – Kjo situatë mund të ndodh në rastet kur pavarësisht faktit se në procedurën e themelimit të birësimit kanë qenë të respektuara të gjitha procedurat dhe kushtet e kërkuara me ligj, gjykata vlerëson se vazhdimi i marrëdhënies së birësimit do të ishte i dëmshëm për fëmijën dhe mirëqenien e tij. Me nenin 198 të LFK-së, janë të parpara edhe shkaqet e shuarjes ex officio.
Përndryshe shuarja e birësimit ka efekt vetëm për të ardhmen. Me rastin e shuarjes së birësimit, fëmija e humb të drejtën që të bartë edhe ma tutje mbiemrin e birësuesit, përpos nëse gjykata vendos se është në interesin e fëmijës që të vazhdojë ta mbajë këtë mbiemër. Po ashtu marrëdhënia
e të birësuarit dhe pasardhësve të tij eventual, me të afërmit e birësuesit ndërpritet së bashku me të drejtat dhe detyrat e krijuara.
0 Comments