Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm në Kaçanik
Mbrëmë, rreth orës 23:50 Policia e Kaçanikut nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka pranuar një informacion inteligjet se , në një lokal në fashatin Dubravë të kësaj komune dyshohej se disa persona ishin duke zhvilluar aktivitet joligjorë, duke luajtur bixhoz.
Njësitet reaguese në mbështetje edhe nga hetuesit e këtij stacioni kanë reaguar menjëhërë dhe aty kanë hasur pesë (5) persona duke luajtur bixhoz.
Me këtë rast, policia ka marrë veprimet e nevojshme hetimore, ka bërë fotografimin dhe si dëshmi materiale kanë gjetur një fletore me shënime të personave, një shumë të caktuar të parave gjatë lojës, dhe letra që janë përdorur për të luajtur bixhoz, të cilat edhe janë konfiskuar.
Pasi janë kontrolluar personat e dyshuar, të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policia , me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është inicuar rast penal ‘’Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’ për procedura të mëtejme hetimore.
0 Comments