Header Ads Widget

Nënshkruhet marrëveshja – Danimarka merr me qera Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, Kosova përfiton miliona

 Qeveria e Kosovës dhe Mbretëria e Danimarkës kanë nënshkrua marrëveshje dhe deklaratë të përbashkët si zotim i të dy qeverive për marrjen me qera  të qelive të Qendrës së Paraburgimit në Gjilan.

Detajet e marrëveshjes i kanë dhënë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ajo e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Haxhiu ka sqaruar se marrëveshja me Danimarkën për dhënien me qera të qelive, ku do të vendosen 300 të burgosur nga ky shtet vlen për 10 vjetët e ardhshme.

Ajo ka thënë se të dënuarit, të cilët do të transferohen nga Danimarka nuk do të jenë të rrezikshmërisë së lartë.

Sipas saj, paratë e fituara nga marrëveshja me shtetin danez do të dedikohen për energjinë e ripërtërishme.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që do të nënshkruajë një marrëveshje të tillë për huazimin e qelive të burgut.

Nga kjo marrëveshje Kosova pritet të përfitojë 210 milionë euro në 10 vjetët e ardhshme.


Post a Comment

0 Comments

Technology