Header Ads Widget

Mbreti dhe Shërbëtori.. [Histori Rrënqethëse]

 Mbreti dhe Shërbëtori.. [Histori Rrënqethëse]


Ne kete histori e gjitha teme eshte per fjalen HAJR INSHA-ALLAH qe sherbetori i nje mbreti e permendte çdohere, madje edhe ne raste te keqija. Ndjekni dialogun dhe historine ne vazhdim. Ka domethenie te madhe, dhe eshte rrenqethese..

Kishte qenë një Mbret dhe për shërbetor të afërt kishte zgjedhur një Musliman.Besnikëria dhe morali i këtij Muslimani e kishin bindur Mbretin që ta merrte afër vetes dhe ta bënte shërbetor.Por, Mbretin e neveriste një thënje e këtij Muslimani "HAJR INSHALLAH" dhe shpesh tentonte që ta përqeshte
për këtë thënije vazhdimisht.Një ditë Mbreti shkonë deri të kuzhina dhe provonë
që të përgadis dicka për vete, merr thikën për të prerë dicka dhe duke u menduar që t'i shërbente vetes dicka nga kuzhina, i rrëshqet dora dhe e këputë gishtin.
Muslimani kur e sheh që po i gjakos gishti i prerë,reagon dhe thotë:
HAJR INSHALLAH !!!
Mbreti ia kthen me nervozizëm: Si more po thu Hajr, po qfare hajri ka këtu,
ku e shkurtova gishtin, ti a po tallesh me mua a ??!!

Prej sot, për këtë tallje që bëre ndaj meje, do
futesh në Burg.Kur u futë në Burg, Muslimani tha: HAJR INSHALLAH!!
Mbreti cuditët me këtë thënie të shpeshtë që e thoshte dhe disi e injoronte këtë dhe e la në burg dhe iku.Pas një kohe, Mbreti del për gjueti me zagarin (Qenin)
e tij, duke bërë gjueti, gabimisht kalojnë kufirin e territorit ku e kontrollonte dhe i takonte mbreteris së tij, dhe kalonë në territorin e një mbretrije tjetër kundështare,
ku populli i këtij vendi dhe kësaj mbreterije ishin pagan dhe idhujtar të devotshëm,d.m.th besonin në idhuj.Me kalimin e kufirit, Mbreti u zu dhe u kap rob.
Ushtarët e kapën zagarin dhe e dërguan tek mbreti idhujtar.Mbreti në atë kohë po festonte një festë për hirë të idhullit të tij, dhe kërkoi që për idhullin e tij, në të cilin besonte për zot, ta therrte për kurban një njeri, dhe ky njëri qëlloj të ishte ky mbret i cili u kap rob.Ata e vendosën mbretin e zënë rob para publikut për ta flijuar.
Para momentit të heqjes së kokës,mbreti idhujtar nderhyn dhe ndalon kurbanin e mbretit të zënë rob sepse e vëren se ky mbretë nuk e ka një gisht dhe thotë:

Zoti (idhulli) nuk pranonë një kurban të gjymtuar apo sakat dhe urdheronë ta lirojnë këtë njeri dhe ta kërkojnë një njeri tjeter për kurbanë.

Mbreti u lirua, i lumtur dhe i gëzuar hynë në mendime dhe i kujtohet

fjala "HAJR INSHALLAH" e muslimanit te cilin e kishte burgosur me par për këtë fjalë dhe tha HAJR INSHALLAH dhe kur ju patë prer gishti i mbretit dhe quditet se si Muslimani kishte të drejt përë këtë fjalë.Dhe se ai "HAJR INSHALLAH" ishte me vend dhe se ndikoji që unë të shpetojë jetën, mirëpo ky mbretë fillon të mendoj,
mendon dhe mendonë dhe thotë në vete: Kur shkurtova gishtin dhe tha "HAJR INSHALAH", u vërejt rrezulltati i asajë thënije sepse shpetova prej idhujtarve, por tash qka do të thotë me rastinë e hyrjes në burg kur tha "HAJR INSHALLAH" muslimani.

Mbreti shkon deri të burgu ku ishte i burgosur muslimani dhe më kurreshtje e pyet Muslimanin.Para ca kohësh dola për gjeti dhe kalova kufirin dhe më kapën armiqtë,me nxorrën në shesh për të më egzekutuar si kurban për një idhull të mbretit, por kishtin që e kisha të shkurtuar më shpetoj jetën dhe se atëher kur pate thënë "Hajr inshallah" kishe pasur të drejtë, sepse shpetova jeten time...
Por jam kurjoz të pyes per rastin e hyrjes tende në Burg që ti pate thënë të njejten fjalë "Hajr inshallah".

Pse e pate thënë këtë dhe ku qëndronë mirsia në këtë rastë ??

Muslimani përgjigjet:

Kur hyra në burg thash "Hajr inshalah" sepse hyrja në burg ndikoi që unë të shpetoj jeten time, sepse po të mos hyja në burg ti do të më merrje me veti në gjueti dhe kur do na kishin zënë rob idhujtarët, atëherë unë do të egzekutohesha për kurban të mbretit idhujtarë sepse unë nuk isha i gjymtuar apo i sakatosur sikur ti dhe mbreti idhujtar do të më kishte zgjedhur mua për kurban dhe jo ty dhe kështu ti do kishe shpëtuar ndersa unë jo...Mbreti i ngazëllyer me këtë mrekulli dhe po aq i ndikuar nga rasti në fjalë bindet dhe e pranonë ISLAMIN dhe bëhet Musliman.

* * *

I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, thotë: “Për t’u habitur është çështja e besimtarit, çdo gjë që i ndodh është hair për të. Nëse i ndodh ndonjë e mirë e falënderon Allahun dhe bëhet mirë për të dhe nëse e godet ndonjë vështirësi duron dhe bëhet mirë për të. Këtë nuk e ka askush pos besimtarit.”

Post a Comment

0 Comments

Technology