Llojet e birësimit
Duke pasur parasysh efektet juridike të cilat i shkakton birësimi, si dhe shkallën e integrimit të të birësuarit në familjen e birësuesit, teoria shkencore juridike njeh dy lloje të birësimit: a) birësimi i plotë dhe b) birësimi jo i plotë.
Birësimi i plotë (adoptoi plena)– Themelohet kur në mes të birësuesit dhe të birësuarit vendosen marrëdhënie të njëjta sikurse mes prindërve natyrore dhe fëmijëve, por edhe me persona të tjerë siç janë ata të gjinisë së gjakut. Birësimi në mes të palës birësuese dhe të birësuerit themelon të njëjtat të dreja dhe detyrime sikurse ato që ekzistojnë në mes të prindërve dhe fëmijëve. Birësuesi regjistrohet si prind i të birësuarit (neni 190 i LFK-së) në regjistrin amë të të lindurëve. Kjo nënkupton se i birësuari i shkëput lidhjet me familjen e tij të origjinës. Ai futet në familjen e birësuarit me të dreja dhe detyrime sikurse të kishte lindur prej birësuesit. Me birësim të plotë fëmija i humb të gjitha të drejtat dhe detyrimet ndaj të afërmve të tij biologjik. Mirëpo në të njëjtën kohë këto të drejta dhe detyrime i fiton në raport me birësuesin dhe të afërmit e tij biologjik. Ky lloj i birësimit është i pashkëputshëm.
Birësimi jo i plotë (adoptoi semi plena). – Kuptohet vendosja e marrëdhënieve prindërore vetëm në mes të birësuesit dhe fëmijës që birësohet si dhe pasardhësve eventual të fëmijës që birësohet, ndërkohë që janë të mundshme kufizimet në pikëpamje të të drejtave përkitatzi me mbiemrin dhe të drejtën trashëgimore. Tek ky lloj i birësimit, fëmija i birësuar edhe më tej mbetet anëtar i familjes së tij biologjike. Në fakt ai gëzon edhe më tej të drejtën trashëgimore dhe të mbajtjes ndaj prindërve
94 Dr. Faik Brestovci, E
drejta e procedurës civile, Prishtinë 2002, fq.286
të vet biologjik. Ky lloj i birësimit është i shkëputshim dhe pas shkëputjes eventuale të tij, i birësuari u kthehet prindërve të tij biologjikë.
Kush mund të jetë i birësuar . - Që një person të jetë i birësuar, duhet t’i plotësoj disa kushte:
a.
të jetë i lindur gjallë;
b.
të jetë fëmijë i
mitur;
c.
të mos jetë në gjini gjaku me të birësuarin dhe
d.
fëmija që ka mbushur
moshën 14 vjeç duhet ta jep
pëlqimin se a dëshron të birësohet apo jo.
Kush mund të jetë birësues. – Birësuesi duhet t’i plotësoj këo kushte:
a. të ketë zotësinë për
të vepruar;
b.
të ketë cilësit e nevojshme
peronale për ushtrimin e suksesshëm të të drejtave dhe detyrimeve prindërore;
c.
të mos vuaj nga ndonjë sëmundje
ngjitëse që do ta rrezikonte shëndetin e fëmijës;
d.
të ketë së paku 21
vite;
e. të jetë qytatar i Kosovës.
Fëmijën e mitur mund ta birësojnë edhe bashkëshortët. Kur ata e birësojnë fëmijën e mitur, njëri prej bashkëshortëve duhet ta ketë moshën 25 vjeqare, kurse tjetri moshën 21 vjeqare (neni 178 i LFK-së). Nëse fëmijën e birëson vetë njëri bashkëshort, kërkohet edhe pëlqimi i bashkëshortit tëjetër.
0 Comments