Header Ads Widget

Ku mund të shikoj kur më ndalet rryma?

 KEDS përmes një njoftimi ka bërë të ditur se kufizimet e planifikuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Ndalesat do të vazhdojnë të jenë rreth orë për secilin grup të konsumatorëve.

Njoftimi i plotë:

Duke qenë se kriza energjetike tashmë është thelluar në vendin tonë, dhe nga ana tjetër faktorë të tjerë, sikurse mbingarkesat e sistemit elektro-energjetik dhe trendi i rritjes së shpejtë të konsumit, kanë bërë që kufizimet e planifikuara me energji elektrike për të gjithë konsumatorët të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, deri sa të marrim instruksione tjera nga KOSTT.

Këto ndalesa sipas planit do të vazhdojnë të jenë rreth 2 orë për secilin grup të konsumatorëve, në periudha të ndryshme të ditës. Dukuri që po pengon kyçjen me kohë të grupeve të caktuara, janë ngarkesat e mëdha që po shfaqen në dalje gjatë këtij procesi. Për të eliminuar këtë dukuri, kërkohet bashkëpunimi i të gjithëve. Konsumatorët të cilët janë pa energji elektrike, sipas planit të kufizimeve duhet që pajisjet elektrike mundësisht t’i kenë të shkyçura apo të larguara nga priza, në mënyrë që procesi i rikyçjes të secilës dalje të realizohet në mënyrë të suksesshme.

Informimi i konsumatorëve për këto kufizime të planifikuara është duke u bërë përmes aplikacionit eKesco (https://fatura.kesco-energy.com/auth/login), për konsumatorët të cilët kanë llogari të hapur në këtë aplikacion. Po ashtu në ueb-faqe të KEDS, përmes hartës konsumatorët mund të shohin kufizimet e planifikuara që do të ndodhin në pikën matëse të saj/tij apo të lagjes ku jeton. Po ashtu, edhe mediat do të njoftohen për planin e kufizimeve, pasi këto plane t’i pranojmë nga KOSTT.

Ftojmë konsumatorët të cilët nuk kanë llogari të hapur në aplikacionin eKesco, ta hapin atë, si dhe të përcjellin ueb-faqen e KEDS për t’u informuar për këto kufizime.

Kriza energjetike ka kapluar tërë Europën, pjesë e të cilës është edhe Kosova. Kursimi i energjisë elektrike aty ku është e mundur është shumë i rëndësishëm. Nëse secili nga ne jep kontributin e vet, atëherë ballafaqimi me këtë krizë do të jetë më lehtë i menaxhueshëm dhe do ta afektonte sa më pak sistemin elektroenergjetik, pjesë e të cilit jemi të gjithë ne.

Post a Comment

0 Comments

Technology