Header Ads Widget

Komentim: Dorëzimi i dokumenteve mbi borxhin

neni 425. Dorëzimi i dokumenteve mbi borxhin

1.  Ceduesi ka për detyrë t’i dorëzojë pranuesit obligacionin apo dokumentin tjetër mbi borxhin, qoftë se ka një gjë tillë si dhe provat e tjera mbi kërkesën e ceduar dhe mbi të drejtat aksesore.

2.   në qoftë se ceduesi ka kaluar në pranuesin vetëm një pjesë të kërkesës ai ka për detyrë t’i dorëzojë kopjen e legalizuar obligacionit ose ndonjë dokumenti tjetër me të cilin provohet ekzistimi i kërkesës së ceduar.

3. Ai ka për detyrë që me kërkesën e tij t’i lëshojë vërtetimin e legalizuar mbi cedimin.


 

Kreditori mundet, me kontratë lidhur me personin tretë, t’ia kalojë këtij kërkesat e veta, me përjashtim të atyre kërkesave, kalimi i të cilave është i ndaluar me ligj ose i atyre që lidhen me personin e kreditorit apo të cilat, nga vetë natyra e tyre, nuk mund t’i barten tjetrit.

 

Kreditori paraprak është i detyruar t’ia dorëzojë kreditorit të ri fletobligacionin apo dokumentin tjetër mbi borxhin, nëse i ka ato, si dhe provat e tjera mbi kërkesën e ceduar dhe të drejtat aksesore. Ai më tutje është i detyruar që kreditorit të ri t’i japë informata të domosdoshme për realizimin e kërkesës apo të drejtave aksesore. Ndërkaq, në ato raste kur kreditori paraprak e ka bartur te kreditori i ri vetëm një pjesë të kërkesës, ai është i detyruar t’ia dorëzojë kopjen e fletobligacionit të vërtetuar nga noteri. Ai është i detyruar që, sipas kërkesës, t’ia japë atij deklaratën për cedimin të vërtetuar nga organi kompetent – gjykata. Kreditori i ri, i cili dëshiron përmbushjen e detyrimit, i paguan shpenzimet e veprimit zyrtar.

 

Kur në rastin konkret të bartjes së kërkesës, me të cilën është lidhur hipoteka, kreditori paraprak është i detyruar marrë pjesë atë kjo bartje bëhet transparente nga regjistrat publikë.

 


Post a Comment

0 Comments

Technology