Header Ads Widget

Caktimi i përfaqësuesit të përkohshëm për të paditurin që mungon

 

Caktimi i përfaqësuesit të përkohshëm për të paditurin që mungon

 

Gjyqtari do t’i caktojë përfaqësuesin e përkohshëm paditurit ose përfaqësuesit tij ligjor të cilët ndodhen jashtë shtetit, dhe kur nuk ka përfaqësues të autorizuar të cilit mund t’i dërgohen shkresat.402 Paditësi i bartë shpenzimet e përfaqësimit të përkohshëm në këto rrethana.403

 

praktikë, rastet kur i padituri jeton jashtë Kosovës, gjyqtari me aktvendim i kërkon paditësit që ta korrigjojë apo plotësojë padinë duke i kërkuar informata plotësuese që kanë të bëjnë me adresën e huaj ku jeton i padituri. Nëse paditësi e njofton gjykatën se nuk ka tjetër adresë për të paditurin, përveç asaj që e ka shënuar në padi, atëherë gjykata do t’i drejtohet me kërkesë Zyrës komunale të regjistrit civil, Zyrës komunale për komunitete dhe kthim, Policisë së Kosovës dhe Agjencisë Kosovare të Pronës, për të kërkuar verifikimin e adresës për palën e paditur. Nëse kjo procedurë rezulton e pasuksesshme (duke përfshirë rastet kur pala e paditur është serb dhe me sa duket është zhvendosur nga Kosova në Serbi), gjykata do të dërgojë kërkesë për ndihmë në Ministrinë e Drejtësisë (Zyrën për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile) për dërgimin e njoftimit të gjykatës për padi dhe për të drejtën e paraqitjes së përgjigjes në padi.

 

Në rastet kur nuk ekziston marrëveshja bilaterale me shtetin e huaj, kërkesa nuk do t’i dërgohet Ministrisë derisa gjykata ta sigurojë adresën e plotë të të paditurit.

Nëse këto veprime rezultojë të pasuksesshme, atëherë gjykata do t’ia caktojë përfaqësuesin e përkohshëm të paditurit nga lista e avokatëve të Odës së Avokatëve të Kosovës. Vendimi për


400Neni 79.3 i LPK-së, e autorizon gjyqtarin, mes tjerash, t’i caktojë palës paditur përfaqësuesin e përkohshëm kur vendqëndrimi i të paditurit është i panjohur kurse i padituri nuk ka përfaqësues të autorizuar.

401Neni 81.2 i LPK-së, e përcakton që pala paditëse i bartë shpenzimet e caktimit të përfaqësuesit të përkohshëm mbi bazën se vendqëndrimi i të paditurit është i panjohur dhe se i padituri që mungon nuk e ka përfaqësuesin ligjor.

402Neni 79.3 i LPK-së, autorizon gjyqtarin që të paditurit t’i caktojë përfaqësuesin e përkohshëm kur ai/ajo dhe/ose përfaqësuesi ligjor i tij/saj gjenden jashtë vendit dhe nuk e ka përfaqësuesin e autorizuar të cilit mund t’i dërgohen shkresat.

403Neni 81.2 i LPK-së, përcakton paditësi ka për detyrë t’i bartë shpenzimet e përfaqësuesit përkohshëm caktuar për shkak se i padituri apo përfaqësuesi i tij/saj ligjor gjendet jashtë vendit dhe nuk ka përfaqësues autorizuar cilit mund t’i dërgohen shkresat.


caktimin e përfaqësuesit të përkohshëm publikohet në gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës në tri gjuhë (shqip, serbisht dhe anglisht).

Post a Comment

0 Comments

Technology