Arrestohet një person i dyshuar për dhjetëra raste të veprave penale
Mitrovicë, 29 dhjetor 2021
Me datë 28.12.2021, nga njësitet policore në Suharekë është arrestuar i dyshuari K. I., 22 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme për kryerje të disa të veprave penale te vjedhjeve të rënda në Suharekë.
Pas verifikimeve dhe bashkëveprimit ndërmjet hetueseve të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut dhe hetuesve të Stacionit Policor Suharekë, ka rezultuar se personi i arrestuar ishte po i njëjti i cili ishte në kërkim si i dyshuar edhe për gjashtëmbëdhjetë (16) vepra penale të ndryshme te raportuara ne rajonin e Mitrovicës si: vjedhje, vjedhje të rënda, grabitje, tentim grabitje, ku cak i këtyre veprave ishin: dyqane, shtëpi, çanta krahu, portofola, ndërsa grabitje të kryera në filiale per transferim të parave dhe pompa të derivateve.
Mbi dyshime të bazuara në kërkim të të dyshuarit lidhur me veprat penale, hetuesit e Rajonit të Mitrovicës, javë më parë në lokacione të ndryshme në Mitrovicë përfshirë edhe vendbanimin e tije kanë kryer bastisje, me ç’ rast gjatë bastisjeve në cilësi të provave materiale, janë gjetur dhe sekuestruar si në vijim: çanta, portofolë, stoli ari, kapela, vegla te ndryshme, dylbi, çelësa të veturave, pistoletë lodër, thika, motorola, telefona, pasaportë, veshmbathje dhe gjësende të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastet në fjalë. Të gjitha dëshmitë do te procedohen në rast si prova materiale.
Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë.
0 Comments