Aktgjykimi i pjesshëm
Aktgjykim i pjesshëm quhet ai aktgjykim me të cilin gjykata vendos vetëm për një pjesë të kërkesëpadisë, apo për njërën nga disa kërkesat që janë objekt gjykimi. Gjykata e jep këtë aktgjykim kur pjesa e objektit të gjykimit, për shkak të pohimit ose në bazë të shqyrtimit të mjaftueshëm, njëra ose disa sosh, janë pjekur për vendim definitiv dhe meritor, gjykata mundet, në pikëpamje të kërkesave të përgatitura, përkatësisht të pjesës së kërkesës së përgatitur, ta përfundojë shqyrtimin dhe të jep aktgjykim të pjesshëm.
Raste nga praktika: Në qoftë së paditësi ka paraqitur disa kërkesa kundër të paditurit, si p.sh., dorëzimin e sendit, kompensimin e dëmit dhe kompensimin për pasurim pa bazë, nën supozimin së është përgatitur për vendosje pjesa e kërkesëpadisë që ka të bëj me dorëzimin e sendit por jo edhe për kompensimin e dëmit dhe pasurimit pa bazë, atëherë gjykata mund të marr aktgjykim të pjesshëm me të cilin vendos për dorëzimin e sendit tek paditësi e pastaj të vendos edhe për dy kërkesat tjera. Kjo mund të ndodh për arsyes se në këtë rast kërkesa për kompensim dëmi dhe pasurim pa bazë mund të zgjasë për shkak të procesit kompleks të të provuarit të dëmit dhe kompensimit për pasurim pa bazë, pasi që gjykata sigurisht sipas propozimeve të palëve do të nxjerr ekspertizat përkatëse dhe provat tjera materiale për të provuar faktet e çështjes dhe vlerën e kompensimit.
Gjykata mundet të jep aktgjykim të pjesshëm edhe kur objekt i gjykimit është edhe kundërpadia, por që për vendim është përgatiturvetëm kërkesa e padisë apo e kundërpadisë.
Nuk do të lejohet aktgjykimi i pjesshëm në qoftë së në padi apo kundërpadi janë përfshirë me tepër kërkesa vendosja e të cilave nuk mund të bëhet ndaras për shkak të natyrës së raportit kontestues për themelësinë e kërkesave të tilla.
Gjykata e jep ex officio këtë aktgjykim në qoftë se një gjë të tillë e çmon si të arsyeshme. Gjykata duhet të marrë parasysh me rastin e vendosjes së pjesshme të kërkesëpadisë madhësinë e kërkesës e cila është përgatitë për vendosje por edhe qëllimet tjera procedurale realizimin e të cilave e mundson aktgjykimi i pjesshëm.
Aktgjykimi i pjesshëm është aktgjykim i pavarur nga aktgjykimi definitiv për pjesën tjetër të kërkesëpadisë si në pikëpamje të mjeteve të goditjes ashtu edhe sa i përket përmbarimit të aktgjykimit.
0 Comments