Header Ads Widget

Aktgjykim-zgjidhja e martesës me shkurorëzim

GJYKATA THEMELORE NË PRISHTINË - Departamenti i Përgjithshëm, në trupin gjykues të përbërë nga gjyqtari                                          , kryetar i trupit gjykues, dhe gjyqtarët porotë                  dhe

                        , anëtarë trupit gjykues, çështjen juridike paditësit                              , me vendbanim Prishtinë, rruga “Tahir Meha”, pa.nr. dhe paditurës                                         , me vendbanim fshatin             , komuna e               , lidhur me çështjen për zgjidhjen e martesës me shkurorëzim, pas përfundimit shqyrtimit kryesor jopublik, prani paditësit dhe paditurës, të mbajtur me datën                       , mori këtë:


89 Shih LFK, neni 307.

90 Shih LFK, neni 85.2.


 

A K T GJ Y K I M

 

I.    APROVOHET e bazuar kërkesëpadia  e paditësit                          ZGJIDHET me shkurorëzim martesa e lidhur me dt.09.12.2009 zyrën e ofiqarisë Prishtinë, me numër rendor                             , numri i referencës                             ,  mes paditësit                                    nga Prishtina, i lindur me 03.06.1977,  nga  i  ati                             dhe  e  ëma                                          , dhe të paditurës

                                           nga fshati                   , komuna e               , e lindur me 01.10.1984 nga i ati                           dhe e ëma                    , në bazë të nenit 68 të Ligjit për Familjen i Kosovës – me marrëveshje.

 

II.    Fëmija i përbashkët, vajza e mitur                                      , e lindur me 10.01.2010 në Prishtinë, i besohen në ruajtje, mbajtje dhe edukim të paditurës – nënës                               .

 

III.     Obligohet paditësi                   , emër ushqimisë alimentacionit për fëmijën e mitur

                          , të paguaj çdo muaj nga 70 €, dhe atë duke filluar nga 01.12.2013, deri sa të ekzistojnë kushtet ligjore për pagesë, e atë më së largu gjer me datën 5 muajt, për muajin në vijim.

IV.     Obligohet e paditura                                t’i mundsoj paditësit                                 – të atit kontaktin me fëmijën si në vijim:

-                     T’i mundsohet të atit kontakti me fëmijën dy (2) herë në muaj, të premten e dytë dhe të katërt muajit ku e paditura do ia dorëzojë fëmijën paditësit prej orës 10.00 deri ora

16.00. Kjo mënyrë e kontaktimit do zgjasë deri me 01.06.2014, ku pastaj atit duhet t’i mundsohet kontakti me fëmijën dy (2) herë në muaj, të premten e dytë dhe të katërt të muajit, ku e paditura duhet t’ia dorëzojë fëmijën paditësit të premten prej orës 16.00 deri të hënën kur paditësi duhet të dorëzojë fëmijën në ora 09.00.

-                     T’i mundsohet të atit kontakti me fëmijën ditën e dytë të festave shtetërore dhe fetare.

-                     T’i mundsohet të atit kontakti me fëmijën në ditëlindjen e saj, ashtu që vajza një vit të festojë ditëlindjen me të ëmën duke filluar nga ditëlindja e ardhshme me 10.01.2014 kurse vitin tjetër me të atin, dhe kjo mënyrë e kontaktimit të vazhdojë edhe në vitet në vijim.

-                      gjitha  kontaktet  e  lartcekura   mes   atit                                    me të miturën

                                  do të bëhen përmes Qendrës për Punë Sociale në Lipjan.

 

V.    Secila palë i bartë shpenzimet e veta procedurale. A r s y e t i m

Paditësi fillimisht kundër paditurës ka ushtruar padi për anulim martesës ndërsa gjatë seancës së shqyrtimit kryesor datë 13.06.2013 ka bërë precizimin e padisë dhe kërkesëpadisë dhe ka


kërkuar që të bëhet zgjidhja e martesës me shkurorëzim.

 

Pas kësaj gjykata ka kërkuar nga qendra për punë sociale në Prishtinë dhe ajo në Lipjanë që të mbajn seancat për tentim pajtimi të bashkëshortëve dhe lidhur me dhënien e anamnesës sociale sa i përket çështjes së besimit të fëmies në ruajtje, mbajtje, edukim si dhe mbajtjes së kontakteve me prindër.

 

Pas kësaj gjykata ka caktuar sencen e shqyrtimit kryesor me datën 21.11.2013 dhe gjykimin e ka nisur nga fillimi për shkak të ndryshimit të përbërjes së trupit gjykuaes. Edhe gjatë kësaj seance paditësi e ka precizuar kërkesëpadinë dhe ka kërkuar martesa zgjidhet me anë shkurorzimit. Ka theksuar se arsyet pse kërkon zgjidhjen e martesës qëndrojnë në faktin se marrëdhëniet bashkëshortore në mes tyre janë çrregulluar në atë masë sa që jeta e tyre e përbashkët është e pamundur dhe nuk ka gjasa që të pajtohen për të jetuar së bashku. Ka kërkuar që me rastin e zgjidhjes së martesës fëmija  i mitur      t’i besohet atij në ruajtje, kujdes dhe edukim nga fakti se ai ka mundsit financiare kujdeset për pa pasur nevojë e paditura kontribuoj në mbajtje financiare, ndërsa e paditura nuk është e aftë dhe e denjë për t’u kujdesur për vajzën. Shpenzimet e procedurës i ka kërkuar në emër të taksës gjyqësore për padi.

 

E paditura nuk e ka kontestuar kërkesën e paditësit që martesa të zgjidhet me shkurorëzim e nga fakti se raportet në mes tyre janë keqësuar, që 1 vit e tre muaj janë ndarë dhe nuk ka gjasa që të arrijnë pajtim për të jetuar së bashku. E ka kundërshtuar kërkesën e paditësit që atij t’i besohet vajza ruajtje dhe edukim nga fakti se kur me është ndarë ai asnjëherë nuk ka treguar kujdes dhe gatishmëri që me vajzën të kontaktoj. Ka theksuar se prej që janë ndarë vajza vetëm dy herë ka folur me të atin dhe atë vet ajo e ka shtyrë vajzën që ta thirr në telefon për të biseduar. Ka theksuar se tani nuk është në marrëdhënie pune dhe mbi këtë bazë ka kërkuar nga gjykata që me rastin e vendosjes ta detyroj paditësin që në emër të mbajtjes-alimentacionin për vajzën e mitur të paguaj një shumë të cilën gjykata e vlerëson të arsyeshme sipas ligjit. Ka kërkuar që me rastin e vendosjes t’i kthehet mbiemri i vajzërisë para lidhjes së martesës. Shpenzimet e procedurës i ka kërkuar.

 

Gjykata për vendosur drejtë këtë çështje kontestimore procedurën e provave, bëri shikimin dhe  leximin  e  provave  dhe  atë:  certifikata  e  martesës  numër referencës                            datës 10.12.2009, certifikata e lindjes me numër referencës                     datës 15.02.2010, në emër

                                    , deklarata e dhënë  nga     _                         datës 12.03.2013, vendimi për ndërprerjen e marrëdhënies së punës në bazë të kërkesës nr.885 datë 24.09.2012, kontrata e punës nr.32 në emër të paditësit e datës 01.01.2013, anamneza sociale e lëshuar nga Qendra për Punë Sociale Kodra e Diellit Prishtinë me numër 998/2013 datës 11.07.2013, anamneza sociale e lëshuar nga Qendra për Punë Sociale në Lipjan me nr.577-561 datës 26.08.2013, leximi i raportit të Qendres Klinike Universitare në Prishtinë për të paditurën pa datë.


Pas vlerësimit të provave të administruara e në pajtim me dispozitat e nenit 8 të LPK-së, gjykata vendosi si në dispozitiv të këtij aktgjykimi.

 

Në mes palëve ndërgjyqësore nuk është kontestuese se marrëdhëniet bashkëshortore janë çrregulluar deri atë shkallë saqë jeta e tyre e përbashkët është bërë e padurueshme dhe si rezultat i kësaj bashkësia martesore edhe faktikisht është shkëputur nga data 28.08.2012.

 

Duke u nisur nga fakti se e paditura nuk e ka kontestuar kërkesëpadinë e paditësit për zgjidhjen e martesë me shkurorëzim, kjo gjykatë, kuptim nenit 68 par.4 Ligjit për Familjen i Kosovës, padinë e paditësit e konsideron si propozim i përbashkët për zgjidhjen e martesës me marrëveshje dhe nuk i heton faktet sa i përket shkaqeve të zgjidhjes së martesës në kuptim të nenit 69 dhe martesën e zgjidh në bazë të nenit 68 par 2 të Ligjit në fjalë.

 

Në bazë të certifikatës së martesës shihet se bashkëshortët kanë lidh martesë me dt. 09.12.2009 pranë zyrës së ofiqarisë në Prishtinë. Nga certifikatat e lindjes vërtetohet se nga kjo bashkësi martesore  kanë  lindur miturën                                                                 , e lindur me 10.01.2010 e lindur në Prishtinë, nga i ati          dhe e ëma                                    .

 

Paditësi me padi ka kërkuar që ati ti besohet vajza në ruajtje kujdes dhe edukim përkatsisht nënës së tij, ndërsa e paditura këtë e ka kundërshtuar.

 

Nuk ishte kontestuese që vajza e mitur pas ndarjes së prindërve që nga data 28.08.2012 jeton me nënën e saj. Për të vendosur lidhur me çështjen se cilit nga prindërit t’i besohet fëmija në përkujdesje dhe edukim gjykata ka marr raportet e dy qendrave për punë sociale, asaj në Prishtinë dhe Lipjan. Qendra për punë sociale Prishtinë raportin e saj, lidhur me këtë çështje, ka dhënë mendim dhe propozim që duke i marrë parasysh kushtet e paditësit për rritjen e vajzës pse mos t’i besohet edhe atij dhe se për këtë i mbetet gjykatës vendos për rastin. Qendra për punë sociale në Lipjan në raportin e saj ka dhënë mendimin përfundimtar me një konstatim që shikuar nga ana psiko-fizike nëna i plotëson të gjitha kushtet që të përkujdeset për fëmijen e saj.

 

Sa i përket besimit të fëmijës   mitur                         gjykata vlerësoi raportet e të dy Qendrave për Punë Sociale Prishtinë dhe Lipjan dhe pasi i mori për bazë edhe rrethanat e tjera vendosi që vajzat e mitura t’i besohet në ruajtje mbajtje dhe edukim të paditurës gjegjësisht nënës, për arsye se vajza e mitur më tepër është e lidhur emocionalisht me nënën, sepse që nga momenti i ndarjes jeton bashku me nënën si dhe për shkak moshës re saj i nevojitet kujdesi i vazhdueshëm i nënës. Gjykata vendosi si në pikën III të dispozitivit të aktgjykimit dhe duke ju referuar neneve 140 dhe 144 të Ligjit mbi Familjen ka shqyrtuar të gjitha rrethanat e rëndësishme objektive dhe ato subjektive të cilat janë më rëndësi për zhvillimin e drejtë psikik e fizik dhe për edukimin e fëmijës, e në radhë të parë është nisur nga interesi më i mirë i fëmijës.


Në kuptim të nenit 290 par. 1 të Ligjit për Familjen i Kosovës, prindërit janë të detyruar të ofrojnë mbajtje financiare për fëmijët e  tyre    mitur.  Shuma  e  detyrimit ushqimor caktohet në përpjesëtim me mundsitë e detyruesit për ushqimi dhe brenda kufijve të nevojave të kërkuesit të ushqimit, duke pasur parasysh moshën dhe nevojat e fëmijëve si dhe mundsitë e personit që ka për detyrë të japë ushqimin, gjykata do t’i marrë parasysh të gjitha të ardhurat e tij dhe mundsitë reale realizojë fitimin si dhe nevojat e tij vetanake dhe detyrimin ligjor ushqimit. Rrethanat në bazë të të cilave caktohet ushqimi vlerësohen në kohën e vendosjes lidhur me ushqimin.

 

Mbi këtë bazë gjykata vlerësoi kërkesën e të paditurës për caktimin e pagesës për ushqimi për të miturën dhe vendosi që paditësi – babai i të miturës të kontribuoj në edukimin dhe kujdesin për të miturën ashtu i njëjti proporcionalisht me mundsit e tij materiale do paguaj për çdo muaj nga 70 €, sepse sipas pohimit të tij dhe kontratës së punës rezulton që paditësi është në marrëdhënie pune në kohë të pacaktuar në “N.H.T SIRUS-B” dhe merr pagë mujore në shumën prej 300€, ndërsa e paditura është e pa punë dhe nuk realizon të ardhura personale.

Sa i përket lartësisë së ushqimit, kjo Gjykatë konsideron se shuma e caktuar është në përpjesëtim me mundsitë e paditësit dhe se u përgjigjet nevojave dhe kërkesave të vajzës se mitur, duke pasur parasysh edhe kontributin e të paditurës dhe mundsitë e saj për ushqimi. Në këtë rast kemi të bëjmë me zbatimin e vlerësimit të lirë nga neni 323 të LPK, sipas të cilit kur gjykata vërteton se palës i takon e drejta që t’i shpërblehet dëmi me të holla, por pamundsitë që të caktohet shuma e të hollave, apo se  një  gjë e tillë do të mund të bëhej me vështirësi shumë të mëdha, gjykata për këtë do të vendosë sipas çmuarjes së lirë.

 

Vendimin për rregullimin e kontakteve personale të fëmijëve me prindërin, që nuk e ushtron të drejtën prindërore, gjykata e merr në radhë të parë duke e marrë për bazë interesin e fëmijës që të sigurohet mbajtja e lidhjes ndërmjet fëmijës dhe prindit, me qëllim të kultivimit të ndjenjave dhe raporteve ndërsjella tyre. Nisur nga kjo e duke e marrë për bazë edhe faktin e paditura nuk e ka kundërshtuar çështjen e kontaktit vajzës me paditësin, gjykata vlerëson se kontakti personal i paditësit me fëmijën e mitur caktohet si pikën V dispozitivit aktgjykimit, nga këto arsye u vendos që në gjashtëmujorin e parë vajza të kontakton me të atin në orar më të shkurtuar, ashtu që gradualisht njifet me atin, rikrijoj kontaktin e humbur, rifitoj sigurinë dhe besimin për të qenë në prani të tij. Besohet që një periudhë gjashtëmujore është e mjaftueshme që i ati dhe vajza krijojnë një lidhje shëndoshë prind fëmijë për krijuar bazën për kontakt gjatë dhe atë duke i dhënë përparësi interesit të fëmijës për zhvillimin e drejtë psikik, fizik dhe për edukimin e saj.

Vendimi mbi shpenzimet procedurale bazohet në dispozitën e nenit 347 të LFK-së, dhe gjykata vendosi që secila palë ti heqë shpenzimet e veta.


GJYKATA THEMELORE NË PRISHTINË - Departamenti i Përgjithshëm C.nr.                        me dt. 21.11.2013

 

 

Kryetari i trupit gjykues - gjykatësi


 

KËSHILLA JURIDIKE: Kundër këtij aktgjykimi është e lejuar ankesa në afat prej 15 ditësh, pas pranimit të kopjes së aktgjykimit, Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes kësaj gjykate.


Post a Comment

0 Comments

Technology