A jeni duke pare rënie te porosive online ditëve te fundit? CPM i juaj është shume i larte ne krahasim me te kaluarën?
Sipas Ben Heath, arsyet potenicale janë:
1. Audienca e vogël – ne këtë rast Facebook ka fleksibilitet te vogël se kujt duhet ti reklamoj produktet e juaja, prandaj nje nga gjerat qe mund te bëni është te rritni audiencën ne qytete apo shtete tjera, ku mund te ofroni shërbimet dhe produktet e juaja.
2. Konkurrenca është jashtëzakonisht e madhe ne fushën e juaj.
3. Edhe pse dikush mund te mendon qe ka produkte apo shërbime qe nuk njohin sezone, ndodh qe dimri per dike nuk eshte i favorshëm. Cka mund te bëni eshte te zvogëloni buxhetin per FB dhe diferencën pastaj ta përdorni fuqimisht gjate muajve te veres.
4. Arsyeja tjetër është restriksioni qe i bëni reklamës tuaj- psh vetëm reklamoni ne Instagram dhe jo ne Facebook. Indikatoret me te fundit tregojnë se reklamimi ne Instagram eshte 35 % me e shtrenjte se ne FB. Dmth ritni numrin e vendeve ku e bëni reklamën (fb feed, stories, ig stories, feeds etj)
5. Disa lokacione janë me te shtrenjta ne krahasim me disa te tjera, prandaj varet se ku keni target audiencën. Psh vendet rurale janë zakonisht me te lira.
6. Reklama e juaj është thjesht e mërzitshme. Fb inkurajon reklamat qe arrijnë te prodhojnë engagement, dhe nëse reklama juaj dështon ta arrije këtë – ju si reklamues do te ” ndëshkoheni nga FB.
(Marre nga video e fundit e Ben Heath)
0 Comments