- Fitimtarët nuk kanë frikë të humbasin.
- Në jetën reale, janë njerëzit inteligjentë që bëjnë gabime dhe mësojnë prej tyre. Në shkollë, njerëzit më inteligjentë nuk bëjnë asnjë gabim.
- Është më e rëndësishme të rrisësh të ardhurat sesa të shkurtosh shpenzimet. Është më e rëndësishme të rrisësh shpirtin tënd sesa të shkurtosh ëndërrat e tua.
- Shkolla na dënon nëse bëjmë gabime por njeriu mëson nga bërja e gabimeve.
- Njerëzit më të suksesshëm janë ata që bëjnë pyetje, sepse janë gjithmonë duke mësuar.
- Dështimet frymëzojnë fitimtarët dhe i mundin dështakët. Ky është sekreti më i madh i fitimtarëve. Që dështimi i frymëzon dhe i motivon të punojnë më shumë.
- Nëse do të shkosh diku, gjej dhe pyet dikë që ka shkuar aty ku do të shkosh ti.
- Një strategji për të fituar duhet të përfshijë mundësinë e dështimit.
- Nuk ka rëndësi çfarë thua me gojën tënde por çfarë i pëshpërit vetes në vesh.
- Në vend që të thuash “Nuk kam para për të blerë diçka”, thuaj “Çfarë duhet të bëj që t’i gjej paratë e ta blej atë gjë?”
0 Comments