Rusia raportoi të martën numrin më të lartë të viktimave nga koronavirusi: 1,178.
Numri i mëparshëm rekord - 1,161 - u regjistrua më 31 tetor.
Sipas task-forcës qeveritare për koronavirusin, shifra zyrtare e vdekjeve nga koronavirusi në Rusi është gati 241,000 - më e larta në Evropë dhe e katërta më e lartë në botë, pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit dhe Indisë.
Task-forca raportoi të martën edhe për 39,008 raste të reja të të infektuarve - mbi 5,000 prej tyre në Moskë.
Për të frenuar përhapjen e infeksionit, presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar periudhën e mospunës nga 30 tetori deri më 7 nëntor.
Gjatë kësaj kohe, shumica e agjencive shtetërore dhe bizneseve private do t’i pezullojnë operacionet.
Moska, ndërkaq, është futur në izolim të pjesshëm qysh të enjten e kaluar.
Vetëm dyqanet me shërbime esenciale, të tilla si ushqimoret dhe farmacitë, lejohen të punojnë/rel
0 Comments