Header Ads Widget

Konkurs: Sekretar i Përgjithshëm i Universitetit “Ukshin Hoti”

 UNIVERSITETI “UKSHIN HOTI” PRIZREN

UNIVERSITY “UKSHIN HOTI” PRIZREN

Rruga e Shkronjave Nr. 1, 20000 Prizren -Kosovë; Tel:+381 (0) 29- 232 140;  Homepage: www.uni-prizren.com

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, bazuar në dispozitat e Statutit, dispozitat e Ligjit nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publikë dhe rregullores nr. 15/2020, shpall:

NJOFTIM PËR KONKURS

të brendshëm për:

Titulli i vendit të punës: Sekretar i Përgjithshëm i Universitetit “Ukshin Hoti”;

Mbikëqyrësi i nëpunësit: Rektori i Universitetit;

Pozita: Shërbyes publik – Niveli i Lartë Drejtues, orari i plotë (40 orë në javë);

Kandidatët që konkurrojnë për këtë pozitë, përveç kushteve të përgjithshme të parapara në paragrafin 1 të nenit 8 të ligjit për zyrtarët publikë, kërkesat e kornizës së kompetencës të paraparë në nenin 3 paragrafin 2, nën-paragrafi 2.1 – 2.12 të rregullores nr. 15/2020, duhet t’i plotësojnë edhe kriteret si më poshtë:

  • Të kenë diplomë universitare master ose ekuivalentë me më së paku katër (4) vjet të studimeve;
  • Duhet të jenë nga fusha profesionale e drejtësisë,
  • Të kenë pesë (5) vjet përvojë pune profesionale;
  • Të kenë aftësi të dëshmuara organizative dhe menaxhuese;
  • Të kenë njohuri të mjaftueshme për proceset e arsimit, artit dhe kërkimit.

Detyrat kryesore:

  • Është zyrtar më i lartë i administratës;
  • Është udhëheqës i administratës qendrore;
  • Është udhëheqës i sekretarëve të njësive akademike;
  • Është zyrtar përgjegjës për udhëheqje efikase, ekonomike dhe efektive të Universitetit;
  • Është udhëheqës i drejtorëve të departamenteve në kuadër të administratës qendrore;
  • Është zyrtar përgjegjës për përgatitjen teknike të procesit buxhetor;
  • Është përgjegjës për çështje të tjera që kërkohen nga Këshilli drejtues dhe Rektori, të cilat nuk janë të përcaktuara me Statut.
  • Sekretari i Përgjithshëm është zyrtari më i lartë ekzekutiv dhe administrativ i Universitetit, me të drejta dhe përgjegjësi të veçanta të përcaktuara në kontratën e tij, e cila nënshkruhet nga Rektori.

Mënyra e aplikimit:

Dorëzimi i aplikacioneve (kopje fizike) bëhet në NJMBNJ nr. 526, administrata qendrore, si dhe në formën elektronike në adresën: apliko.upz@uni-prizren.com.

Dosja e aplikimit duhet të ketë:

  • Formularin e aplikimit
  • Letrën motivuese dhe CV-në;
  • Ekstraktin e lindjes (origjinale) si dhe kopjen e letërnjoftimit;
  • Diplomën/at universitare, të noterizuar;
  • Dëshminë mbi përvojën e punës profesionale / menaxheriale dhe pasqyrën nga trustiti.
  • Certifikatën penale nga gjykata kompetente.
  • Dokumentacionet shtesë sipas vlerësimit të kandidatëve të rëndësishme për pozitën që aplikon.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional siç specifikohet në ligj. Gjinia më pak e përfaqësuar inkurajohet të aplikoj për pozita të nivelit të lartë drejtues në pajtim me ligjin.

Sekretari i Universitetit zgjedhet nga Këshilli drejtues sipas propozimit të Rektorit, të bazuar në raportin e komisionit profesional (komisionit të pranimit), në bazë të konkursit publik.

Faza e parë: NJMBNJ sipas detyrës zyrtare bënë verifikimin paraprak të kandidatëve, bazuar në dokumentacionin e bashkëngjitur (jo më vonë se 15 ditë kalendarike). Vetëm kandidatët që i plotësojnë kriteret për aplikim vazhdojnë në fazat tjera të konkursit.

Faza e dytë: Vlerësimi nga Komisioni i Pranimit bëhet duke vlerësuar CV-në e kandidatëve (deri në 15 pikë), vlerësimin e testit me shkrim deri në 35 pikë dhe intervistën me gojë deri në 50 pikë.

Faza e tretë: Jo më shumë se tre (3) kandidatë të vlerësuar, nga komisioni i pranimit, me pikë më të larta sipas listës përfundimtare dhe mbi pragun minimal të 70 për qind të pikëve të përgjithshme të vlerësimit, konsiderohen kandidatë fitues dhe propozohen nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë për përzgjedhjen përfundimtare.

Konkursi mbetet i hapur për aplikim për pesëmbëdhjete ditë kalendarike pas kalimit të afatit 30 ditor si njoftim, përkatësisht aplikimi bëhet nga data 31. 10. 2021 – 15. 11. 2021. Konkursin mund ta gjeni në faqen zyrtare të Universitetit: www.uni-prizren.com ose në portalin shtetëror të konkurseve: www.konkursi.rks-gov.net.

Post a Comment

0 Comments

Technology