K O N K U R S P U N E
Studio Përmbarimore “Pacta Sunt Servanda”, me seli në Gjilan, Rr. “Abdullah Tahiri”, H-30, Kati i I-rë, Nr. 1, me Përmbarues Privat Sefer Sh. Arifi. Zyra e Përmbaruesit Privat Sefer Sh. Arifi ofron mundёsi pёr zhvillim personal dhe tё karrierёs pёr individёt me ambicie, profesionalizёm dhe pёrkushtim pёr standarde tё larta tё performancёs, dhe pagë të dinjitetshme.
Ne kёrkojmё profesionist tё kualifikuar pёr pozitat, si nё vijim:
- ZYRTAR/E LIGJOR/E (2 pozita), dhe
- PRAKTIKANT/E (3 pozita)
Detyrat e Punës për Zyrtar/e Ligjor/e:
- Kontrollimi i shkresave të lëndëve të paraqitura nga kreditorët;
- Përfaqësimi në gjykatat dhe institucionet tjera kompetente;
- Pergaditja e lëndëve për ndërmarrjen e veprimeve përmbarimore jashtë zyrës;
- Asistimi në përmbarime në teren, përfshirë procesin e regjistrimit dhe sekuestrimit të pengut të luajtshëm sipas dispozitave ligjore;
- Organizimi i daljes në teren me Zyrtarin Përmbarimor;
- Mbajtja e kalendarit për daljet në teren;
- Përcjellja e afateve pas veprimeve të ndërmarra në terren rreth daljeve në vazhdim;
- Monitorimi i lëndëve në procedurë përmbarimore;
- Pregaditja e lëndëve lidhur me prapësim/ankesë për Gjykatat kompetente në Kosovë;
- Përpilimi i akteve që dalin në kuadër të punës;
- Komunikimi me palët në procedurë përmbarimore;
- Dorëzimi i shkresave në terren sipas nevojës;
- Plotësimi i fletëdorëzimeve për shkresat që dalin gjatë punës;
- Interpretimi i Ligjit të Procedurës Përmbarimore dhe Ligjeve tjera të aplikueshme në Republikën e Kosovës;
- Kryen punë dhe detyra tjera sipas nevojës;
Kualifikimet e kërkuara:
- Të ketë të përfunduar fakultetin juridik;
- Aftësi të shkëlqyeshme të përpilimit të dokumenteve të ndryshme;
- Nivel të lartë profesional dhe integritet personal;
- Shkathtësi të avancuara komunikuese dhe për diskutim;
- Aftësi që t’i përshtatet dinamikës dhe mënyrës së punës;
- I gatshëm që të punoj si pjesë e ekipit;
- I gatshëm të punoj nën presion të punës;
- Njohuri në Microsoft Office (word, excel, outlook etj.);
- Preferohet njohja e gjuhëve të huaja;
- Të ketë gatishmëri të punoj edhe jashtë orarit të punës sipas nevojës;
Detyrat e Punës për Praktikantit/Prekatikantës:
- Pregaditja e lëndëve për ndërmarrjen e veprimeve përmbarimore jashtë zyrës;
- Asistimi në përmbarime në teren;
- Organizimi i daljes në teren me Zyrtarin Përmbarimor;
- Mbajtja e kalendarit për daljet në teren;
- Përcjellja e afateve pas veprimeve të ndërmarra në terren rreth daljeve në vazhdim;
- Monitorimi i lëndëve në procedure përmbarimore;
- Pregaditja e lëndëve lidhur me prapësim/ankesë për Gjykatat kompetente në Kosovë;
- Përpilimi i akteve që dalin në kuadër të punës;
- Komunikimi me palët në procedure përmbarimore;
- Dorëzimi i shkresave në terren sipas nevojës;
- Plotësimi i fletëdorëzimeve për shkresat që dalin gjatë punës;
- Kryen punë dhe detyra tjera sipas kërkesës së Zyrtarit të Lartë Ligjor;
Kualifikimet e kërkuara:
- Preferohet fakulteti juridik ose absolvent/e i/e fakultetit juridik;
- Aftësi që t’i përshtatet dinamikës dhe mënyrës së punës;
- I/e gatshëm/e që të punoj si pjesë e ekipit;
- Njohuri në Microsoft Office (word, excel, outlook);
- Preferohet njohja e gjuhëve të huaja;
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e cila duhet ti ketë të bashkangjitura dokumentet për përgaditjen profesionale, një letër motivimi si dhe një fotografi te kandidatit.
Dokumentet e kërkuara duhet të dërgohen në e-mail adresën: sefer.sh.arifi@gmail.con ose dorëzimin e kopjës fizike në zyrën e Studios Përmbarimore “Pacta Sunt Servanda”, Gjilan.
Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet sipas përshkrimit të pozitës ftohen në intervistë.
Konkursi është i hapur deri më datë: 16.12.2021, ora: 24:00.
0 Comments