Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani ka thënë se është kryer një operacion i suksesshëm policor që janë arrestuar disa persona dhe janë konfiskuar një sasi e konsiderueshme e narkotikëve.
Nga Prokuroria është thënë se pas një operacioni janë arrestuar fillimisht katër persona për narkotikë e më vonë edhe një tjetër. Sipas tyre pas kontrolleve dhe bastisjeve të njëjtit të dyshuar dyshohen për sulm ndaj personave zyrtarë dhe mbajtje të armëve.
“Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë. Dje janë arrestuar katër të dyshuar por sot është arrestuar edhe personi i pestë. Gjatë kontrollit të këtyre lokacioneve janë sekuestruar disa telefona, para të gatshme dhe gjëra të tjera. Kjo ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë”, është thënë nga Prokuroria.
Ndërkaq majori Reshat Murseli nga Drejtoria për narkotikë ka thënë se hetimet për këtë rast janë nisur katër muaj më parë.
Sipas tij, operacioni ka filluar në orët e pasdites së djeshme.
“I dyshuari me M.S. 55-vjeç është arrestuar në Vushtrri. Në momentin e arrestimit të tij ai ka tentuar të sulmojë policët. Janë gjetur 20 kg drogë në bagazhin e veturës së tij. Në shtëpinë e të dyshuarit të dytë në Bardhosh janë gjetur 55 kilogramë marihuanë. Në cilësi të provës materiale janë gjetur fishekë, janë sekuestruar tri vetura, gjashtë telefona dhe para të gatshme. në rastin e njëjtë janë arrestuar edhe tre persona, dy prej tyre serbë. Sot në Ferizaj është arrestuar edhe një person tjetër. Sasia narkotikëve ka ardhur nga vendet fqinje dhe qellim ka pasur vendet e BE-së”, ka thënë ai.
0 Comments