REPUBLIKA
E KOSOVËS
REPUBLIKA
KOSOVA – REPUBLIC OF KOSOVO
KËSHILLI
GJYQËSOR I KOSOVËS
SUDSKI SAVET KOSOVA -
KOSOVO JUDICIAL COUNCIL
Këshilli Gjyqësor i
Kosovës, në përputhje me nenin 108 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Ligjin për Këshillin
Gjyqësor të Kosovës
Nr.06/L-055, Ligjin për
Gjykatat Nr.06/L-054, në përputhje me Aktgjykimin nr. Ref AGJ.
1583/20, në rastin nr. KO203/19, të Gjykatës Kushtetuese, Rregulloren (04/2021)
dhe Vendimit të KGJK-së Nr. 334/2021 të datës 15 nëntor 2021, shpall:
KONKURS
PUBLIK
PËR POZITËN
BASHKËPUNËTOR PROFESIONAL NË GJYKATAT E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Numri i pozitave të shpallura:
shtatëdhjetë (70).
Nr. Rendor
Gjykata / dega Numri i pozitave
Komuniteti serb
1 Gjykata Supreme e Kosovës 3
2 Gjykata e Apelit - Prishtinë 8
3 Gjykata Themelore - Prishtinë 3
4 Gjykata Themelore - Prishtinë/ Dega-Podujevë 3
5 Gjykata Themelore - Prishtinë/ Dega- Lipjan 2
6 Gjykata Themelore - Prishtinë / Dega - Gllogovc 3
7 Gjykata Themelore - Prizren 9
8 Gjykata Themelore - Prizren / Dega - Suharekë 1
9 Gjykata Themelore - Prizren / Dega - Dragash 1
10 Gjykata Themelore - Gjilan 4
11 Gjykata Themelore - Gjilan / Dega- Viti 1
12 Gjykata Themelore Gjilan / Dega - Kamenicë 1
13 Gjykata Themelore - Ferizaj 1
14 Gjykata Themelore - Ferizaj / Dega - Shtërpcë 1
15 Gjykata Themelore - Ferizaj / Dega - Kaçanik 1
16 Gjykata Themelore - Pejë 1
17 Gjykata Themelore - Pejë / Dega - Istog 2
18 Gjykata Themelore - Pejë / Dega - Klinë 3
19 Gjykata Themelore - Pejë / Dega - Deçan 1
20 Gjykata Themelore - Gjakovë 4
21 Gjykata Themelore - Gjakovë / Dega - Rahovec 2
22 Gjykata Themelore- Gjakovë / Dega- Malishevë 1
23 Gjykata Themelore - Mitrovicë 8 4
24 Gjykata Themelore- Mitrovicë / Dega - Skenderaj 1
25 Gjykata Themelore- Mitrovicë - Vushtrri 2
26 Gjykata Themelore Mitrovicë / Dega - Leposaviq 2
27 Gjykata Themelore- Mitrovicë / Dega - Zubin Potok 1
TOTAL NE GJYKATA / DEGE
70 4
1. Këshilli, përmes këtij njoftimi
publik, fton të gjithë profesionistët e kualifikuar ligjor që të aplikojnë për
pozitën e bashkëpunëtorit profesional në Gjykatat e Republikës së Kosovës.
2. Me rastin e rekrutimit të një kandidati,
Këshilli, në mes tjerash do të marrë parasysh kriteret si në vijim:
PËRSHKRIMI
I DETYRAVE TË PUNËS:
Titulli i pozitës së punës: Bashkëpunëtor Profesional
Detyrat Kryesore:
Mbeshtetje profesionale për gjyqtarët dhe ndihmon në
përgatitjen e vendimeve të shkruara, aktgjykimeve, vendimeve të tjera, duke
siguruar materiale të domosdoshme juridike, duke bërë shqyrtimin e ligjeve;
Prezanton në seanca gjyqësore të
lëndëve civile, penale, konteste administrative etj;
Ndihmon në raste të tilla duke marrë shënime, duke siguruar
materiale të domosdoshme juridike;
Ndihmon në përgatitjen
e vendimeve gjyqësore
(Aktgjykime, Vendime, Urdhëresa
dhe shkresa tjera);
Bën hulumtime në shqyrtimin e
ligjeve e praktikave gjyqësore të dobishme për gjykatën;
Angazhohet në procedurat për
zgjidhje të kontesteve gjyqësore;
Bënë anonimizimin e vendimeve
gjyqësore;
Kryen edhe punë tjera sipas
kërkesës së mbikëqyrësit të drejtëpërdrejtë;
KRITERET DHE
KUALIFIKIMET
1. Kandidatët për t’u emëruar bashkëpunëtor
profesional, siç parashihet në nenin 8 të Rregullores
04/2021 për Procedurën e Rekrutimit
dhe Përzgjedhjes së Bashkëpunëtorëve Profesional, duhet plotësuar kushtet e
përgjithshme si në vijim:
1.1. të
jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
1.2.
të ketë diplomën e Fakultetit Juridik të vlefshme në Republikën e Kosovës;
1.3. të
ketë të kryer
Provimin e Jurisprudencës, të
pranuar sipas ligjit
të aplikueshëm në
Republikën
e Kosovës;
1.4. të
ketë së paku
dy (2) vite
përvojë pune në
fushën juridike për
kandidatin në Gjykatat
Themelore;
1.5.
të ketë së paku tri (3) vite përvojë pune në fushën juridike për
kandidatin në Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën Supreme;
2.
Përveç kritereve të përcaktuara në pikën 1 të këtij neni, si kritere plotësuese
për vlerësimin e kandidatit parashihen që ai:
2.1.
të ketë njohuri profesionale në fushën e legjislacionit dhe akteve ligjore
juridike;
2.2.
të ketë shkathtësi të dëshmuara ndërpersonale për komunikim publik;
2.3.
të ketë shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të
rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
2.4.
të ketë aftësi të shkrimit dhe arsyetimit ligjor;
2.5.
të ketë njohuri për sistemin dhe procedurat gjyqësore; si dhe
2.6.
të ketë shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (word,excel etj.)
DOKUMENTET E
NEVOJSHME DHE MËNYRA E APLIKIMIT
Kandidatët,
në pajtim me Rregulloren 04/2021 për Procedurën e Rekrutimit dhe Përzgjedhjes
së Bashkëpunëtorëve Profesional, duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
1.1.
Aplikacionin e plotësuar me të dhënat e kërkuara;
1.2.
Çertifikatën e shtetësisë së Republikës së Kosovës;
1.3.
Diplomën e Fakultetit Juridik të vlefshme në Republikën e Kosovës;
1.4. Çertifikatën e
Provimit të Jurisprudencës, të pranuar sipas ligjit të aplikueshëm në
Republikën e Kosovës;
1.5. Dëshminë mbi
përvojën e punës në fushën juridike, të përcaktuar me rregulloren gjegjëse dhe
legjislacionin në fuqi;
1.6.
Çertifikatën shëndetësore për vlerësimin e aftësive psiko-fizike të kandidatit;
si dhe
1.7.
Çertifikatën nga evidenca penale, e lëshuar nga gjykata;
Informatat
e siguruara nga punëdhënësi për së paku dy (2), përkatësisht tri (3) vite të
përvojës profesionale në fushën juridike, të cilat përfshijnë, por nuk
kufizohen në: përshkrimin e detyrave të punës, performancën profesionale, masat
disiplinore dhe çështjet tjera që konsiderohen relevante për procesin, të
shoqëruara edhe me dokumente mbështetëse, për vlerësimin e integritetit
personal dhe aftësive profesionale, siç parashihen me rregullore dhe me
dispozitat e ligjeve të aplikueshme.
Kandidati
mund të dorëzoj edhe dokumentet si në vijim:
Publikime profesionale apo
akademike; dhe/ose
Informata për pjesëmarrje në
trajnime.
Aplikacioni
së bashku me dokumentet mbështetëse mund
të dorëzohet në
Këshill në formë fizike, përmes postës së rregullt ose postës
elektronike, i cili regjistrohet dhe secili kandidat pajiset me një konfirmim
mbi pranimin e aplikacionit.
NJOFTIM I
RËNDËSISHËM PËR KANDIDATËT
Neni
10 paragrafi 5 i rregullores 04/2021 përcakton se procesit të rekrutimit kanë
të drejtë t'i nënshtrohen vetëm kandidatët e regjistruar në Këshill, në afatin
e paraparë me konkurs për aplikim dhe dokumentacion të kompletuar. Ndërsa, kandidatët të cilët nuk kanë aplikuar
brenda afatit të paraparë në konkurs, si dhe ata të cilët kanë aplikuar në
afat, por nuk e kanë dorëzuar dokumentacionin e kompletuar sipas kritereve dhe
kërkesave të konkursit nuk do të merren parasysh.
FORMULARI I APLIKIMIT
- formulari mund të shkarkohet nga faqja zyrtare e KGJK-së. (www.gjyqesori-rks.org)
Aplikimi
përmes mënyrës elektronike bëhet duke
dërguar dokumentacionin (aplikacionin dhe dokumentet mbështetëse) në adresën
elektronike: KGJK.BurimetNjerzore@gjyqesori-rks.org
AFATI I DORËZIMIT TË APLIKACIONEVE
Afati për dorëzimin e aplikacionit
është pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e publikimit të konkursit, gjegjësisht
deri me datën 14.12.2021.
Sekretariati i KGJK-së,
Rruga ‘’Luan Haradinaj’’ nr. 133, Prishtinë, në Zyrën e Pranimit.
10000 Republika e Kosovës
0 Comments