Header Ads Widget

20 mijë euro shpërblim për personin që jep informacione për autorin e vrasjes së trefishtë në Deçan

 Qeveria e Kosovës ofron 20 mijë euro shpërblim për secilin qytetar që jep informacione për autorin apo autorët e vrasjes së trefishtë në Gllogjan të Deçanit.

Ndonëse i dyshuari apo të dyshuarit e vrasjes së shoferit të autobusit dhe dy nxënësve ndodhen akoma në arrati, Qeveria njofton ta shpërblejë me 20 mijë euro atë person që jep informacione për sjelljen e të dyshuarve para drejtësisë.

“Si Kryeministër, bashkë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës apelojmë te qytetarët që mund të kenë ndonjë njohuri rreth rastit ta ndihmojnë policinë me informacione për gjetjen e autorit/ve të këtij akti dhe për këtë ofrojmë një shpërblim prej 20.000 euro (njëzet mijë euro), për cilindo qytetar i cili mund të jep informacione të cilat shpiejnë në zbardhjen ose zbulimin e këtij rasti”, thuhet në njoftimin e qeverisë

Post a Comment

0 Comments

Technology