Ministria e Drejtësisë së bashku me Komisionin e Provimit të Jurisprudencës, me datën 23 dhe 24 tetor 2021 kanë organizuar Provimin e Jurisprudencës me shkrim nga lënda E Drejta Civile dhe E Drejta Penale.
Organizimi i Provimit të Jurisprudencës është një mundësi për juristët e rinj që të arrijnë suksese në ngritjen e tyre profesionale për fushën e Drejtësisë. Përpos kësaj, kandidatëve, Provimi i
Jurisprudencës ju ofron mundësi që të vazhdojnë rrugëtimin e tyre profesional për gjyqtar, prokuror, avokat.
Përmes Provimit të Jurisprudencës, synohet që të krijohen kuadro profesionale që do të bartin
përgjegjësi për fushën e drejtësisë dhe qasjen në drejtësi.
Kandidatët që do të përfundojnë Provimin e Jurisprudencës do të kenë edhe përgjegjësinë e zhvillimit të sistemit të drejtësisë që është bazë e shtetit të së drejtës.
Pas vlerësimit të testeve, kandidatët të cilët rezultojnë me pikë të vlefshme sipas kriterit të vënë nga provimi me shkrim, do t’i nënshtrohen edhe vlerësimit të provimit me gojë.
0 Comments