Header Ads Widget

Kosova i dëbon diplomatët, Rusia: Provokim i qëllimshëm

 Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë e ka cilësuar një provokim të qëllimshëm shpalljen non grata të dy zyrtarëve të saj nga ana e Kosovës.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zakharova, tha në një deklaratë të publikuar në faqen e ministrisë ruse se ky vendim nuk do të ketë pasoja për statusin juridik të diplomatëve.


“Ne supozojmë ky hap i administratës së Prishtinës nuk do të ketë asnjë pasojë për statusin juridik të diplomatëve të përmendur rusë. I bëjmë thirrje UNMIK-ut dhe forcave ndërkombëtare në Kosovë, në kuadër të kompetencave të tyre në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të garantojnë sigurinë dhe kushtet e nevojshme për punën normale të personelit të zyrës ruse në Prishtinë. Ne presim garanci të duhura me shkrim nga administrata e OKB-së”, deklaroi Zakharova. Sipas saj, zyrtarët e shpallur non grata janë të akredituar nga UNMIK-u.

Lidhur me vendimin e Kosovës të bërë publik nga Presidentja Vjosa Osmani reagoi edhe ambasada e Rusisë në Serbi, duke theksuar se Rusia nuk i njeh këto veprime të Kosovës.

“Ne nuk e njohim pavarësinë e Kosovës, prandaj nuk e njohim qeverinë e tyre apo strukturat e tjera. Asnjë vendim i Prishtinës nuk ka fuqi ligjore për ne. Ne po bashkëpunojmë me misionin e UNMIK-ut, duke përfshirë këto çështje, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, thuhet në deklaratën e ambasadës ruse në Beograd.

Post a Comment

0 Comments

Technology