Header Ads Widget

Konkurs për rekrutimin e 840 rekrutëve të rinj

                 Republika e Kosovës

               Republika Kosova-Republic of Kosovo

              Qeveria –Vlada-Government 

                                   

Ministria e Mbrojtjes

                                                  Ministarstvo Odbrane  /  Ministry of Defense 

Drejtoria e Burimeve Njerëzore/Direktorat Ljudskih Resurs/Human Resources Directorate


Duke bazuar në nenin 5 të Ligjit Nr. 06/L-122 për Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, nenin 6 të Ligjit Nr.06/L-124 për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe Rregulloren Nr. 03/2020 për Rekrutim në FSK, dhe  Rregulloren Nr.01/2021 për Ndryshimin dhe Plotësimin e  Rregullores Nr.03/2020 për Rekrutim në FSK, Ministria e Mbrojtjes shpall: 


K O N K U R S  


Për rekrutimin e tëtëqindekatërdhjetë (840) rekrutëve të rinj   

të Forcës së Sigurisë së Kosovës


Grada; Rekrut/OR-1 

Statusi: Aktiv

Vendi: FSK



Kriteret e përgjithshme për rekrut/OR1 të FSK-së janë:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;

  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

  • Të ketë të përfunduar shkollën e mesme;

  • Të ketë aftësi të nevojshme shëndetësore dhe fizike për vendin e shërbimit;

  • Të mos jetë i dënuar për vepra penale me vendim të formës së prerë;

  • Të ketë figurë të pastër dhe të mos ketë probleme dëbimi nga shtetet tjera;

  • Të jetë i moshës 18 - 23 vjeç në datën e aplikimit;

  • Të ketë gjatësi trupore jo më pak se 165 cm për meshkuj dhe 160 cm për femra;

  • Të mos kenë tatuazhe në fytyrë, qafë dhe parakrah nga pjesa e bicepsit e deri te gishtat e dorës duke përfshirë edhe pirsingun. (Në rast përzgjedhjeje, kandidatët janë të obliguar të bëjnë heqjen e tyre paraprakisht në afatin kohor deri në trajnimin bazik, në të kundërtën do të diskualifikohen).


Procedurat e shqyrtimit, filtrimit dhe përzgjedhjes: 

  • Shqyrtimi fillestar i aplikacioneve;

  • Testi fizik; 

  • Testi i inteligjencies dhe Testi i njohurive të përgjithshme: 

  • Intervista;

  • Kontrolli mjekësor;  


Kalimi me sukses i testit paraprak është kusht për të drejtën e testimit në fazën vijuese.


Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Diploma e shkollës së mesme /e nostrifikuar, (diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës, duhet t’i nënshtrohen procesit të njohjes nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë);

  • Certifikata nga Gjykata dhe Policia e Kosovës për të kaluarën e tyre penale

 (origjinali);

  • Ekstrakti i lindjes;

  • Kopja e letërnjoftimit apo pasaportës;

  • Dy fotografi të formatit (5 cm x 5 cm).


Shënim: Kandidatët duhet të ofrojnë informata të sakta gjatë procesit të rekrutimit. Dhënia e informatave të rrejshme kurdo që zbulohet, gjatë procesit të rekrutimit apo gjatë shërbimit në FSK, rezulton me largim nga FSK-ja.



E drejta në ankesë

  • Të drejtën e ankesës e ka çdo kandidat pas marrjes së rezultateve të çdo faze të testimit përkatës. 

  • Rezultatet publikohen në ueb-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK dhe kandidatët e eliminuar kanë të drejtë ankese brenda afatit 2 ditor. Afati i ankesës rrjedh ditën pasuese pas publikimit të rezultatit.


   Konfirmimi i pranimit në FSK;

  • Pastërtia e Figurës; Kandidatët e përzgjedhur për rekrut i nënshtrohen procesit të verifikimit të pastërtisë së figurës në pajtim me rregulloren përkatëse për pastërtinë e figurës, gjatë kohës sa rekrutet janë në stërvitjen bazë apo edhe pas dhënies së betimit. Mos kalimi me sukses i pastërtisë së figurës paraqet shkak për ndërprerjen e kontratës së shërbimit në çdo kohë.

  • Trajnimi Bazik; Pranimi në Forcën e Sigurisë së Kosovës bëhet si rekrutë për kategorinë e ushtarëve. Pranimi në FSK konfirmohet pas përfundimit të trajnimit bazik, gjatë së cilës kohë, kandidatët do të cilësohen si rekrutë (OR1). Pas përfundimit të trajnimit bazik, rekrutët marrin gradën e ushtarit.

  • Gjatë procesit të testimit, kandidatët duhet të zbatojnë  të gjitha masat dhe rekomandimet e Institutit Kombëtarë i Shëndetësisë Publike në Kosovë përkitazi me parandalimin e përhapjes së COVID 19. Rekomandohet mbajtja maskave dhe distancës fizike.



Afati i aplikimit i organizuar nga FSK;

  • Konkursi i rekrutimit për rekrutë të FSK-së do të jetë i hapur prej 21.10.2021 deri më 03.11.2021, ora 23:59.


Si të aplikoni; 

Aplikimi dhe njoftimi për rekrut të FSK-së është online  në adresën https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply  si dhe  njoftimi për shpalljen e konkursit munde ta shikoni edhe në ëeb faqen e MM-së, https://mod.rks-gov.net, ku gjendet shpallja e konkursit. Kandidatët plotësojnë formularin e aplikimit online https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply dhe bashkëngjisin të gjitha dokumentet tjera të kërkuara nga ky formular. Kandidatet kanë të drejtë të aplikojnë deri në ditën e fundit të përmbylljes së konkursit. Për informata plotësuese, mund të kontaktoni në nr. tel. 038- 555584 2044 dhe 038- 555584 2045 nga ora 09:00 deri 15:00.


Ministria e Mbrojtjes mirëpret aplikacione të femrave dhe meshkujve për rekrutë të FSK-së, pa dallim nga përkatësia e tyre etnike.


Post a Comment

0 Comments

Technology