N J O F T I M
PËR MBAJTJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS, SI DHE MUNDËSINË SHTESË PËR PAGESËN E PROVIMIT PËR AFATIN E SHTATORIT 2021
Njoftohen kandidatët, të cilët kanë aplikuar për dhënien e Provimit të Jurisprudencës në afatin e Shtator 2021, se provimi me shkrim do të mbahet me datat, si në vijim:
- Lënda: E Drejta Penale do të mbahet me datë 23 tetor 2021 (e shtune) me fillim në ora 09:00, provimi do të zgjasë 5 (pesë) orë;
- Lënda: E Drejta Civile do të mbahet me datë 24 tetor 2021 (e diele) me fillim në ora 09:00, provimi do të zgjasë 5 (pesë) orë.
Po ashtu njoftohen kandidatët të cilëve iu është njohur e drejta për të hyrë në Provim të Jurisprudencës në afatin e shtatorit 2021, e të cilët ende nuk e kanë kryer pagesën, të njëjtit mund të bëjnë pagesën me datën 23 dhe 24 tetor 2021.
Fletëpagesa mund të merret nga data 14 -15 tetor 2021 në Ministrinë e Drejtësisë, kati përdhes në recepcionin e Ministrisë së Drejtësisë.
Do të konsiderohet se është bërë pagesa dhe kandidati do të mund t’i nënshtrohet Provimit të Jurisprudencës, vetëm atëherë kur e sjellë fletëpagesën e lëshuar nga banka.
Për informata të hollësishme mund të drejtoheni në web faqen e Ministrisë së Drejtësisë http://www.md-ks.org apo kontaktoni në, tel: 038 200 18 353.
0 Comments