Përmbledhje
KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE
Banka Ekonomike, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës:
Analist Kredie për NVM, Mikro dhe Agro Kredi
- Nëndega Vushtrri (1 vend pune)
Detyrat dhe përgjegjësitë :
- Të prezantoj produktet dhe shërbimet e Bankës në mënyrë aktive;
- Të identifikoj klientë potencial dhe të mirëmbajë marrëdhëniet me klientë eksiztues;
- Përgjegjës për analizimin e rasteve kreditore dhe përgatitjen e pasqyrave financiare për klientët;
- Indentifikimin e Agro Bizneseve në regjionin ku operon përmes promocioneve dhe vizitave të klientët potencial dhe ekzistues të biznesit;
- Të inicoj dhe kompletoj aplikacionet për shërbime kreditore dhe prezenton ato tek komitetet përkatëse;
- Mirëmban kualitetin e portfolios kreditore në mënyrë efektive dhe ndërmerr hapat e nevojshëm për parandalimin e vonesave;
- Bën analiza/hulumtime për sektorin e Agros dhe i prezanton ato para menaxhementit të degës;
- Bashkëpunon ngusht me Departamentin për Biznes dhe Agro për zhvillimin e portfolios kreditore drejt arritjes së objektivave të përcaktuara;
- Organizon të gjitha dokumentet sipas politikave dhe procedurave dhe dokumenteve tjera zyrtare;
- Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura, performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt.
Kualifikimet;
- Fakultetin Ekonomik, Fakultetin e Bujqësisë ose Administrim të Biznesit;
- Njohuri të mira të produkteve bankare;
- Së paku dy vite përvojë pune bankare në sektorin relevant;
- Përvoj ne Agro-Biznese;
- Të jetë i gatshëm për punë në teren;
- Nivel i pranueshëm i gjuhës angleze;
- Aftësi të mira të menaxhimit të kohës dhe arritjes së objektivave;
- Aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikuese.
Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes Sistemit On-Line. Format e aplikimit mund të plotësohen direkt në Web faqen e Bankës Ekonomike www.bekonomike.com
Afati i aplikimit është deri më datë 29 Tetor 2021 ora 16:00.
Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.
0 Comments