Header Ads Widget

Thëniet më të Bukura për Drejtësinë | “Ligjeve shumë të butë rrallë u binden; ndërsa ligjet shumë të rrepta rrallë…”

 Ne e vlerësojmë të drejtën, sepse jemi të bindur se është e vetmja mënyrë që njerëzimi të përparojë pa i mohur asgjë askujt. Drejtësia ka qënë dhe mbetet një prej koncepteve më të brishta të të gjitha sistemeve politike dhe shteteve të botës.




Të bindur se disa thënie të mençura mbi ligjet dhe drejtësinë janë të mirëpritura dhe do u japin kënaqësi lexuesve tanë, ne jemi të bindur gjithashtu se do t’i shpërndani ato që të mos bien në vesh të shurdhër, por të mbërrijnë deri tek sytë e atyre që sot, janë në detyrën e lartë të të bërit drejtësi për qytetarët e Republikës.

Ligjeve shumë të butë rrallë u binden; ndërsa ligjet shumë të rrepta rrallë vihen në zbatim.

Atje ku fuqia mungon, e drejta zhduket, atje ku ajo lind, e drejta fillon të ndriçojë.

Më mirë dhe më plotë e realizojmë të drejtën, kur e realizojmë atë për detyrë.

Askush nuk ka marrë prej natyrës të drejtën të urdhërojë të tjerët.

Egizston e drejta e të urtit, por jo e drejta e të fuqishmit.

“E drejta grushtit” është po aq absurde sa të themi katrori i rrumbullakët ose rrethi katror.

Mosnjohja e epërsisë nuk është cënim i të drejtave.

I ndershëm është ai që të drejtën e vet e mat me detyrimet e veta.

Që të rrojë vendi duhet të rrojnë të drejtat.

Kur të gjitha të drejtat e tjera të jenë marrë nëpër këmbë, e drejta për të ngritur krye bëhet e padiskutueshme.

E drejta e më të fortit – padrejtësia më e madhe.

Kompromisi, që s’është tjetër veçse heqja dorë prej një të drejte a një të mire, me shpresë të ruhet një tjetër, shumë shpesh përfundon me humbjen e të dyjave.

Të drejtën për të urdhëruar ta jep vetëm bindja.

Ligjet e këqia janë forma më e keqe e tiranisë.

Gjyqtarët duhet të kenë parasysh se detyra e tyre është të interpretojnë ligjin.

Ligji nuk mund të jetë ligj, kur nuk ka pas vetes forcën, të aftë për të shtrënguar.

Arti i ligjëvënësit është që leverdia që keqberësi ka prej krimit të tij, të jetë e pakrahasueshme me vuajtjen që e pret për këtë.

Ligji është duhet të jetë i njëjtë si në mëngjes, si në mbrëmje.

Ligjet bëhen për njerëzit e thjeshtë, prandaj ato duhet të bazohen në rregullat e thjeshta të gjykimit të shëndoshë.

Ligji është shfaqje më e lartë e urtësisë njerëzore, që shfrytëzon përvojën njerëzore për të mirën e njerëzve.

Nuk ka ligj që t’u shikojë të gjithëve pas midesë.

Ligji egziston më kot për ata që nuk kanë as burrërinë, as mjetet për ta mbrojtur.

Vetitë morale të njeriut të drejtë i zëvendësojnë plotësisht ligjet.

Ligji i pavendosur është, zakonisht, ligj i keq.

Ligjet e padobishme dobësojnë ligjet e nevojshme.

Ligji i historisë njerëzore nuk është të bëjë prapa.

Ku mbarojnë ligjet, fillon tirania.

Ligjëvënësi i urtë nuk fillon me hartimin e ligjeve, por me studimin e përshtaturisë së tyre ndaj shoqërisë së dhënë.

Pikërisht sepse rendi i gjërave synon ta prishë barazinë midis njerëzve, fuqia e ligjit duhet drejtuar gjithmonë në ruajtjen e kësaj barazie.

Ligji duhet të jetë i thjeshtë, që atë të mund ta mbajnë mend edhe njerëzit që nuk merren me të.

Ka ca ligje të pashkruara që janë më të fortë se të shkruarat.

Ligji rreh atje ku i ka qejfi mbretit.

Shpesh ligji lejon atë që nderi nuk e lejon.

Ligjet e mira janë lindur nga zakone të këqia.

Ligji i përgjithshëm – ligji i ligjeve, – është ligji i sepse ç’është në fund të fundit e tashmja, në mos filiz i kaluarës?

Kur do të jenë të drejta ligjet, do të jenë të drejtë edhe njerëzit.

Ligji drejton njerëzit, arsyeja ligjin.

Kur kërcasin armët, ligjet qepin gojën.

Për çfarëdo qoftë duhet të na gjykojnë vetëm të barabartët.

Pasi të shprehet drejtësia fjalën e ka humanizmi.

Njeriu duhet gjykuar jo na vetitë e tij të larta, por nga fakti se si i përdor ato.

Ka qortime lavdëruese, siç ka lëvdata demaskuese.

Madje edhe bindja më e bazuar nuk ka asnjë vlerë për peshoren e drejtësisë.

Edhe miqtë, edhe armiqtë duhen gjykuar me të njëtin metër.

Paditësi dhe gjyqtari nuk mund të jenë i njëjti person.

Është ca më e lehtë të përsëritësh gjykimin, se sa të motivosh mendimin.

Nuk ka më marrëzi se sa të gjykosh për diçka që nuk e njeh.

Pafajësia që dridhet është verdikt akuzues kundrejt gjyqtarit.

Kur zhduket gjyqi i ndërgjegjës, shoqërisë i mbetet gjyqi ku kryesojnë gardiani dhe xhelati.

Davanë me të vdekurit e fitojnë gjithmonë të gjallët.

Nuk bën të mbështetesh në dëshminë e dëshmitarit të zemëruar.

Duke qortuar të tjerët, shpesh ne thjesht lëvdojmë veten.

Post a Comment

0 Comments

Technology