Header Ads Widget

Pingjure i shpejtë

 Te gjithe hezitojme ta bejme kete specialitet per shkak te kohes se gjate te zierjes, kostos etj.Me kete recete nuk do te hezitoni sepse do te mbushni disa kavanoze me pingjure per aq kohe sa do te zienit nje gjelle te lehte.

Perbersit:

  • 10 kg domate te kuqe
  • 300 ml vaj
  • 3 luge krip
  • 3 luge sheqer
  • 2 patellgjane te zi

Udhezimet:

Domatet se pari i pastrojme,lergojme pjesen  nga bishti dhe veme ne ngrirje(kjo eshte metoda me e mire sidomos per ata qe kon domate nga kopshti te cilat secilen sasi qe tepron nga konsumi i perditshem mund te vihet ne ngrirje.

Pastaj kur vendosim te bejem pingjurin,domatet  i nxjerrim nga ngrirja,vetem kalojme neper uji te nxehte dhe levorja e tyre do te largohet lehte.

Te gjitha domatet i veme ne nje ene te thelle rrjete dhe leme te kullohen per disa ore.

Pastaj domatet e kulluara(nga sasia e fillimit do te habiteni sa pak do te mbesin,por kjo eshte qenesorja),domatet i bluajm ne makinin per bluarjen e mishit,ne blender apo nese nuk e keni asnjeren mundet te grihen me thike shija do te jete njesoje.

Ne nje ene te thelle qesim vajin,patellegjanet e qeruar dhe te bluar,fergojme per disa minuta.

Me pas ne kete ene shtojme salcen e fituar te domateve e cila do te kete shume pak leng,dhe fillojme zierjen.

Nga momenti i vlimit, per 20-30 minuta pingjuri do te jete gati.tanim shtojme kripen,sheqerin,kurse une kam shtuar dhe spec djeges me fara dhe perziejme edhe per 10 minuta.

Me pas qesim masen neper kavanozet e sterilizuar me pare,ose vetem te paster te nxehte,mbushim kavanozet,mbyllim kapakin.

Kavanozet i vendosim ne nje ene me uje deri ne gjysem te kavanozeve dhe vlojme ujin per 5 minuta nga momenti i vlimit.

Leme te ftohen dhe vendosim ne cilindo vend te kemi te pershtatshme.Kur largojme nga uji kontrollojme edhe nje here kapaket mos jane shliruar nga nxehtesia,shtrengojme mire dhe pingjurin do ta kemi te sigurt per nje kohe te gjate deri ne nje vit e me shume

 

Post a Comment

0 Comments

Technology