Header Ads Widget

Ministria e Drejtësisë fton OJQ-të të monitorojnë Provimin e Jurisprudencës

 Njoftim nga Ministria e Drejtësisë

Ministria e Drejtësisë me datë 4 dhe 5 shtator 2021 organizon mbajtjen e Provimit të Jurisprudencës. Me këtë rast ftojmë organizatat e interesuara të shoqërisë civile të jenë pjesë e monitorimit të procesit të mbajtjes së këtij provimi.
Organizatat e interesuara për monitorim të këtij procesi, ju lutem të kontaktojnë Zyrën për Komunikim Publik në e-mail adresën zkp.md@rks-gov.net ose përmes nr. kontaktues: 038 200 18 010.
Provimi i Jurisprudencës me shkrim, tek lënda “E Drejta Civile” do të mbahet me 4 shtator 2021 (e shtunë), me fillim nga ora 09:00 dhe do të zgjasë 5 (pesë) orë. Ndërsa tek lënda “E drejta Penale” do të mbahet me datë 5 shtator 2021 (e diele) me fillim në ora 09:00 dhe do të zgjasë 5 (pesë) orë.
Vendi i mbajtjes: Akademia e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.

Post a Comment

0 Comments

Technology