Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimt Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale kallëzim penal për keqpërdorime në këtë institucion
Në Prokurorinë Speciale është deponuar një dosje, për të cilën zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, tha se përmban fakte të mjaftueshme për të evidentuar një korrupsion të hapur dhe brutal që lidhet me tenderin për mirëmbajtjen e urave në rrugët regjionale dhe rajonale të Kosovës.
“Kontrata është nënshkruar në mars të vitit 2018, në kohën e ministrit Pal Lekaj. Vlera e parashikuar e kësaj kontrate ka qenë 500 mijë euro, e cila ishte bërë publike në platformën elektronike. Në fund kjo kontratë kishte përfunduar në vlerën 5 milionë e 300 mijë euro”, tha zëvendësministri Durmishi, pas dorëzimit të dosjes në Prokurori.
0 Comments