Në bazë të Ligjit nr. 04/L-141 për Provimin e Jurisprudencës dhe nenit 4 të
Udhëzimit Administrativ nr. 13/2013 për mënyrën e dhënies dhe programin e
provimit të jurisprudencës, Ministria e Drejtësisë publikon:
SHPALLJEN PËR APLIKIM
PËR DHËNIEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS
Ftohen të gjithë kandidatët e interesuar, të cilët dëshirojnë që të
aplikojnë për dhënien e Provimit të Jurisprudencës që do te mbahet ne muajin Shtator të vitit 2021, se:
Afati për dorëzimin e Kërkesës dhe dokumentacionin përkatës për dhënien Provimit
të Jurisprudencës fillon prej datës 7 korrik 2021 deri me 16 korrik 2021.
I. Kërkesës për dhënien e Provimit të Jurisprudencës e cila
merret në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, duhet t’i bashkëngjisni
dokumentet e vërtetuara te Noteri me
të cilat dëshmohet se i plotëson kushtet ligjore, si në vijim:
1.Kërkesën për
dhënien e Provimit të Jurisprudencës, e cila mund te sigurohet duke e shkarkuar
ne ketë link https://md.rks-gov.net/page.aspx?id=1,43;
2.Diplomën e Fakultetit Juridik, sipas programit katërvjeçar ose studimet
master. Kandidatet që dorëzojnë diplomën e studimeve Master së bashku me të duhet
të bashkëngjesin edhe diplomën e studimeve themelore, e të cilat duhet të jenë kopje
të Noterizuara;
3.Vërtetimin për përvojën e punës juridike pas diplomimit konform nenit 6 të Ligjit Nr. 04/l-141 për Provimin e Jurisprudencës https://md.rks-gov.net/page.aspx?id=1,43 Vërtetimi duhet të dëshmoi përvojën e saktë të punës dhe duhet të dorëzohet origjinali apo kopje e Noterizuar;
4.Certifikatën e Shtetësisë së Republikës së Kosovës;
5.Kopjen e letërnjoftimit;
6.Nëse kandidati fakultetin e ka të përfunduar jashtë vendi, atëherë
kandidati duhet ta sjell diplomën e nostrifikuar dhe Vendimin nga Ministria e
Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë se Republikës së Kosovës. Diploma dhe Vendimi
duhet të dorëzohen në kopje të Noterizuara.
Dokumentacioni i kërkuar më lart
dhe i dorëzuar për lejimin e dhënies së Provimit të Jurisprudencës, nuk iu
kthehet kandidatëve. Dokumentacioni i pakompletuar sipas kërkesave të
përcaktuara në këtë shpallje, është bazë që Komisioni të refuzoj Kërkesën për
lejimin e dhënies së Provimit të Jurisprudencës.
II. Kandidatët të cilët kanë mbetur në riprovim nga afati i Dhjetorit 2019 duhet ta
paraqesin VETËM KËRKESËN brenda
këtij afati për t’iu nënshtruar Riprovimit ne afatin e Shtatorit 2021. Kërkesën për riprovim mund të
sigurohet ne ketë link: https://md.rks-gov.net/page.aspx?id=1,43
III. Kandidatëve të cilëve me parë iu është aprovuar kërkesa
për dhënien e Provimit të Jurisprudencës, e të cilët dëshirojnë t’i nënshtrohen
Provimit në ketë afat, duhet të paraqesin VETËM
KËRKESËN për dhënien e Provimit të Jurisprudencës, e cila mund të sigurohet në këtë link: https://md.rks-gov.net/page.aspx?id=1,43 , kërkesa duhet të përmbajë të dhënat personale numrin dhe datën e
Vendimit me të cilin i është mundësuar hyrja në Provim të Jurisprudencës dhe
vitin në të cilin i është lejuar dhënia e Provimit të Jurisprudencës.
Kërkesa për dhënien e Provimit të Jurisprudencës
dorëzohet në Ministrinë e Drejtësisë, Ish–Ndërtesa e Rilindjes, kati përdhese,
Arkivi i Ministrisë së Drejtësisë, Prishtinë, Republika e Kosovës, çdo ditë
pune, nga ora 08:00 deri 16:00.
Kandidatit me vendim i lejohet
hyrja në Provimin e Jurisprudencës. Për vendimin, datën, kohën dhe vendin e mbajtjes
së provimit me shkrim dhe me gojë, kandidatët do të njoftohen përmes E-MAIL ADRESËS, të cilën ju
lutem ta shënoni qartë dhe saktë gjatë aplikimit.
Për informata të hollësishme mund të drejtoheni në faqen zyrtare te
Ministrisë së Drejtësisë https://md.rks-gov.net/page.aspx?id=1,43
ose ne nr: 038 20018 353.
0 Comments