Sot u pëurua furra të bukës në qendrën korrektuese për femra në Lipjan, me ç'rast të dënuarat për vepra penale zhvillojnë veprimtari sociale e aftësuese në kuadër të ndërgjegjësimit dhe përgatitjes për risocializimin dhe riintegrimin e tyre në shoqëri, pas përfundimit të dënimit.
Puna e të burgosurve brenda qendrave korrektuese prodhon dy pasoja:
E para, ndikon drejtpërdrejt në zvogëlimin e recidivizmit ne shoqëri.
E dyta, krijon pavarësi ekonomike e financiare të qendrave korrektuese.
Ne kemi nevojë për çdo qytetar, dhe po punojmë që çdonjëri pa dallim, të jetë i përgjegjshëm e i gatshëm të përballet me sfidat e jetës, pavarësisht pengesave a vështirësive nëpër të cilat ka kaluar!
0 Comments