Header Ads Widget

Kuvendi emëron anëtarët e Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës

 Kuvendi i Kosovës e ka miratuar emërimin e Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës.

Kjo pikë e rendit të ditës u miratua me 70 vota për, 1 kundër dhe asnjë abstenim.

Anëtarët e emëruar për Komisionin për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës, janë: Albert Zogaj (kryetar), Drita Rexhaj (zëvendësanëtare), Valbona Dishaj-Haxhosaj, Afrim Shala (zëvendësanëtar), Zenel Leku, Edijesa Zahiri, Halide Reka, Bajram Miftari, Hajriz Hoti dhe Nenad Lazic.


Post a Comment

0 Comments

Technology