Gjykata Speciale dje i ka dërguar ftesë në cilësinë e dëshmitarit, Fahri Fazliut.
Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar vetë ai.
Fazliu gjatë kohës së luftës ishte vetëm 8 vjeç.
“Dje pasdite më ndodhi diçka shumë e çuditshme dhe e papritur – mora Ftesën nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të paraqitem në Hagë, me 23 qershor 2021, në cilësinë e dëshmitarit. Unë në luftë isha vetëm 8 vjeç”, u shpreh ai.
Fahri Fazliu është nipi i dy heronjëve të kombit Bahri Fazliu dhe Fahri Fazliu.
0 Comments