Shpesh, për argëtim, detarët
kapin albatrosë, zogj të mëdhenjë detarqë ndjekin, shokë të plogët udhëtimi,
Anijen rrëshqitëse mbi humnera të hidhura.
Sapo i vënë mbi kuvertë, këta mbretër
të kaltërsisë, të ngathët e të turpshëm,
i lenë të bjenë keq bri tyre, krahët e mëdhenj borë të bardhë si lopata vozitëse.
Sa i butë dhe i plogët ky udhëtar me krahë!
Ai, pak më parë kaq i bukur,
sa i shëmtuar e qesharak.
Dikush gudulis sqepin e tij me një pipë
një tjetër, duke çaluar, imiton lënguesin
që më parë fluturonte.
Poetit i duket si princ i reve,
që i copëtuar stuhive tallet me harkëtarin,
por azilant në tokë, në mes të talljeve,
krahët tij gjigantë e pengojnë të ecë.
- Poezi nga Sharl Bodeler
0 Comments