Header Ads Widget

Memli Krasniqi i drejtohet policit të Kosovës: E sheh nesër a je në punë

 Memli Krasniqi i drejtohet policit të Kosovës: E sheh nesër a je në punë.


Memli Krasniqi, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët Partisë Demokratike të Kosovës, është përplasur verbalisht mbrëmë me dy zyrtarë të Policisë së Kosovës. Krejt kjo pasi i dënuan shoferin, i cili kishte kaluar semaforin në të kuqen.

Gazeta Insajderi ka siguruar pamjet nga ngjarja që ka ndodhur mbrëmë, në lagjen “Pejton”, në Prishtinë.

Siç shihet në videon e siguruar nga Insajderi, Krasniqi përplaset verbalisht me zyrtarët policorë pasi, siç kanë treguar burimet e gazetës, shoferi i deputetit të PDK-së është gjobitur nga policia. Deputeti del nga vetura dhe dëgjohet duke kërcënuar policët.

“A del ti nesër në punë”, dëgjohet duke i thënë mes tjerash deputeti Krasniqi, zyrtarit policor.



Post a Comment

0 Comments

Technology