Header Ads Widget

100 mijë doza “Pfizer” do të mbërrijnë në Kosovë deri në fund të majit

 Edhe 100 mijë doza të vaksinës “Pfizer”, kundër koronavirusit, do të mbërrijnë në Kosovë deri në fund të muajit maj, nëpërmjet iniciativës “COVAX”, ka bërë të ditur UNICEF-i në Kosovë.

Të mërkurën në vend erdhën edhe 38 mijë doza të vaksinës “AstraZeneca”, duke e çuar në 62 mijë numrin e dozave të kësaj vaksinës, së ardhur përmes “COVAX-it”. Pos tyre në vend kanë ardhur edhe rreth 8 mijë doza të vaksinës “Pfizer” si donacion i Bashkimit Evropian.

Dozat e deritashme të “AstraZenecas” të ardhura në Kosovë janë pjesë e kontingjentit të parë të madh për periudhën shkurt-maj prej 10 mijë e 800 dozave. Pos kësaj UNICEF-i, në një njoftim për media, ka thënë se kontingjenti i radhës, prej 100 mijë e 620 dozash të vaksinës “Pfizer”, do të arrijnë në Kosovë deri në fund të muajit maj.

Në vend deri tani janë vaksinuar rreth 30 mijë qytetarë./koha.net

Post a Comment

0 Comments

Technology