“Artmotion” Sh.p.k. me seli në Prishtinë, Zona Industriale, Rr. “Lidhja e Pejës”, shpalle:
K O N K U R S
Për plotësimin e vendeve të lira të punës: Punë praktike në Zyrën Ligjore Artmotion
Detyrat dhe Përgjegjësitë e Praktikantit:
- Praktikanti/ja do të angazhohet në punë të mirëfilltë ligjore duke i dhënë mundësinë të prek nga afër çdo aspekt të punës se një Jurist që nga konsulenca ligjore, Ligji i Punës, Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) dhe Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) etj
- Ndihmon në përgatitjen e raporteve rreth punëve juridike;
- Ndihmon në hartimin dhe përgatitjen e detyrave të ndryshme që caktohen nga Zyra Ligjore
- Ndihmon në kryerjen detyrave tjera të përcaktuara nga mbikëqyrësi brenda fushës së përgjegjësisë.
Kualifikimet e kërkuara:
- Kandidati/ja duhet i diplomuar në Juridik
- Njohuri të procedurave gjyqësore dhe mbi të drejtat e autorit.
- Aftësi për kryerjen e procedurave gjyqësore ( juridike).
- Të ketë njohuri të gjuhës Angleze (në shkrim dhe në të folur);
- Aftësi të shkëlqyeshme për përpilimin me shkrim të drafteve juridike, duke përfshirë aftësinë në përpilimin e dokumenteve ligjore, si dhe shkathtësi komunikimi.
- Njohuri të mira të punës me kompjuter ( MS Office );
- Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i/e gatshëm për punë në ekip.
- Çdo kualifikim tjetër do të konsiderohet si përparësi.
Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këtë vend të punës, duhet që ti dërgojnë këto dokumente, përmes postës elektronike:
- CV-në, si dhe dëshmitë e përgatitjes – universitarë
- Letër Motivuese;
- Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse; (e rekomandueshme)
- Çertifikatat e trajnimeve eventuale;
- Letër Rekomandime apo referenca eventuale (jo e domosdoshme).
Benifitet nga Praktika Profesionale
- Praktikë me pagesë
- Ofrojmë ambient dinamik dhe miqësor të punës,
Aplikimi bëhet përmes email-it (postës elektronike), në: hr@artmotion.net
Aplikimet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.
Konkursi mbetet i hapur deri më datën 13/04/2021, Ora 16:00h.
0 Comments